• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PARA/ Kapen 210 kg kokainë në portin e Pireut të fshehur në një konteiner me karkaleca, destinacion ishte Durrësi, në pranga 2 shqiptarë
Home
Breaking News

DETAJET E PARA/ Kapen 210 kg kokainë në portin e Pireut të fshehur në një konteiner me karkaleca, destinacion ishte Durrësi, në pranga 2 shqiptarë

23 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

GREQI- Policia greke ka goditur një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një konteiner me karkaleca deti në të cilin ishte fshehur 210 kg kokainë. Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine, konkretishte e nisur nga Kolumbia, ishin karkalecat e ngrira dhe droga. Mbi kokainë ishte e stampuar një kafkë, me flokë dhe mjekër. Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.

Destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria nga ku do të bëhej shpërndarja, në Evropën Qendrore dhe Veriore. Deri më tani sipas mediave greke janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 grekë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy shqiptarët e arrestuar janë Jasona (Andrea) Mërkuri, Azdren Muharremi, 54-vjeç, Marsel Stafaj, 36-vjeç.

Jasona Mërkuri (Andrea Mërkuri, Azdren Muharremi), ‘koka e trafikut’ të drogës
Kreu i organizatës ishte shqiptari Jasona Mërkuri, i cili kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Anëtarë të grupit ishin edhe dy grekë, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimit të blerjes së sasive të drogës që do të trafikohej, dhe së dyti për të siguruar mbulimin operacional dhe mbrojtjen e ‘kreut të bandës’ duke marrë masat e duhura kundërmbrojtje për të shmangur kapjen e tij.

Jasona (Andrea) Mërkuri ishte në arrati që prej 2017, pasi kërkohej nga policia greke, i akuzuar për prodhim pilulash Captagon, të destinuara për vendet e Lindjes së Mesme (tabletat quhen edhe “droga e xhihadistëve”). Ndërsa njëri Ioannis Biglakis 64 vjeç, ishte arrestuar edhe në vitin 2012 për transport armësh në Kosta Rika. Sipas informacioneve ai do të transportonte armët dhe në këmbim do të merrte kokainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA/ Presidentja sllovene: Shqipëria, sukses në luftën kundër korrupsionit! S’është e pamundur anëtarësimi në BE brenda 2030
Previous article "SHQIPTARËT ZUNË VENDIN E NDRANGHETËS"/ Hoxha: Rexhepi hyri në Ekuador me pasaportë greke! Kartelet lëvizin miliarda

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh Aktualitet

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT