• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBËRRIN SEKRETAI I JASHTËM BRITANIK NË TIRANË/ Pritet në Rinas nga homologu Hasani
Home
Politikë

MBËRRIN SEKRETAI I JASHTËM BRITANIK NË TIRANË/ Pritet në Rinas nga homologu Hasani

22 May, 2024 s.autor Politikë

Avioni i Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Kameron (Cameron) është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ka qenë Ministri i Jashtëm Igli Hasani që ka pritur homologun britanik teksa zbriti nga avioni. Kjo është vizita e parë që Kameron zhvillon në vendin tonë.

Përmes një postimi në platformën X, ministri Hasani e ka konsideruar këtë vizitë si thelbësore për rritjen e unitetit euroatlantik kur siguria në botë është tepër e kërcënuar.

“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit David Kameron në Tiranë. Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hasani.

Vizita e Kameron në Tiranë do të jetë tepër e shkurt, vetëm një orë, ndërsa agjenda e sekretarit britanik ka ndryshuar ku do zhvillohet vetëm një takim “kokë më kokë” vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë së bashku një deklaratë për mediat.

Pas deklaratës, Sekretari i Jashtëm britanik David Kameron do të niset sërish drejt Londrës.

Në fokus të takimit me kreun e qeverisë do të jetë pikërisht forcimi i bashkëpunimit mes dy qeverive, lufta kundër korrupsioni dhe partneriteti mes dy vendeve në trajtimin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjithashtu diskutimet do të zhvillohen edhe për investimet që do të përforcojnë partneritetin e Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për të dy vendet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SHTOHEN HETUESIT"/ Dumani: Shqiptarët, rol dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës
Previous article DEKLARATA E FORTË e Dumanit: Paratë e krimit pastrohen në blerje apartamentesh, të përfshira edhe bankat!

s.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT