• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE/ Aksident në minierën e kromit në Martanesh, masivi mineral zë poshtë dy minatorë! Ndërron jetë 29-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJIKE/ Aksident në minierën e kromit në Martanesh, masivi mineral zë poshtë dy minatorë! Ndërron jetë 29-vjeçari

21 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në minierën në Thekën të Martaneshit. Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.

Si pasojë e plagëve të marra minatori Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala, rreth 40 vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore informoi policia e Dibrës. Aksidenti i rëndë u shënua sot rreth orës 12:50 minuta (21 maj 2024). Report Tv e Shqiptarja.com mëson se Bala është nisur me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku dhe iu nënshtrua operacionit. Bëhet me dije se gjendja e tij është stabël, por ka fraktura dhe dëme në shtyllën kurrizore.
Burime paraprake për Report tv bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është ‘Ylberi sh.p.k”

“Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Aksidentet në miniera vijojnë të jenë një problem shqetësues, ndërsa statistikat për vitin 2023 flasin për 26 minatorë të plagosur, një pjesë e të cilëve kanë mbetur të gjymtuar. Përgjatë vitit të kaluar, një minator nuk  mundi të mbijetojë dhe humbi jetën. Aksidentet në miniera përfshihen në listën e 3 sektorëve me incidencën më të lartë, bashkë me ndërtimin dhe fasoneritë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO! Trafikoi nusen nga Berati në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vjet burg vjehrra
Previous article SHPËRDORIM DETYRE/ GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Julian Prenin

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT