• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET SE KA FALSIFIKUAR BOTIME TË KADARESË/ Caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET SE KA FALSIFIKUAR BOTIME TË KADARESË/ Caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë

21 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për një 60 vjeçare të akuzuar për falsifikimin e botimeve të Ismail Kadaresë. Sipas hetimit të drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, Mirela Bardhi, menaxhere e një librarie të njohur në Tiranë, ka konsumuar veprat penale të “shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “fshehje e të ardhurave”.

Hetimi ndaj Bardhit ka nisur pas një kallëzimi të bërë më 9 prill nga Enxhi Hudhri, vajza e Bujar Hudhrit, drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”, që publikon veprat e shkrimtarit Kadare.

Në kallëzim Hudhri ka pohuar se një librari në rrugën “Abdyl Frashëri” shiten kopje të paautorizuara të Kadaresë. Në këtë librari ajo ka blerë kopje të botimeve “Prill i thyer”, “Kronikë në gur” dhe “Kush e solli Doruntinën”, për të cilat ka marrë edhe kupon tatimor, por ka konstatuar se nuk ishin prodhime të shtëpisë botuese “Onufri”.

Dyshimi se libraria po shiste kopje të falsifikuara kallëzueses i ka lindur për shkak se nga 1 gushti 2023 deri në 1 janar 2024 nga kjo librari nuk ishte shitur asnjë kopje e veprave të Kadaresë.Disa ditë më vonë ajo ka blerë edhe kopje të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, që po ashtu kanë qenë botime të paautorizuara dhe që ndryshonin nga origjinali. Këto kopje janë administruar si provë, ndërsa në vijim janë sekuestruar të gjitha kopjet e falsifikuara në librarinë përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Sekretari i Jashtëm britanik nesër në Tiranë, portreti i James Cameron vendoset në Sheshin Nënë Tereza
Previous article "10 MILIONË EURO PËR KOKËN E MARTINAJT"/ Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit

s.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime... Aktualitet

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime...

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT