Henerigert Mitri e Klodian Shahini janë dy efektivët të cilët rezultuan të përfshirë në operacionin ku SPAK lëshoi 50-urdhër arreste.
Operacion ku dhe u goditën 7 grupe kriminale u zbuluan ngjarjet kriminale të viteve të fundit të cilat ishin ende të pazbardhura e atentate.
Teksa mes 50 personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arreste rezultuan edhe efektivë të policisë, mes tyre Henerigert Mitri e Klodian Shahini të cilët sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë pezulluar nga puna.
Ka qenë Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku i cili ka firmosur pezullimin e tyre.
Ndërkohë që nga zbërthimi i Sky ECC u zbulua se Shahini bashkë me drejtorin e Policisë në atë kohë Henerigert Mitrin, drejtonin aktivitetin kriminal të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me Preng Gjinin, Mitri organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputet Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit. Veprimtaria e tyre u zbulua nga zbardhja e komunikeve në Sky


