• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Nga kapja e të ‘fortëve’ të Niklës, te kundërshtarët e Ervis Martinajt, detaje nga aksioni i SPAK
Home
Breaking News

E PLOTË/ Nga kapja e të ‘fortëve’ të Niklës, te kundërshtarët e Ervis Martinajt, detaje nga aksioni i SPAK

18 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin me urdhër të SPAK, i cili lëshoi një ditë më parë 50 urdhërarreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se në megaoperacionin që nisi dje, që po vijon dhe sot, mes të akuzuarve për vepra të ndryshme panele janë dhe efektivë policie. Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Në kërkim është Rigert Mitri, që ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Lezhës. Është firmosur urdhër dhe për Klodian Shahinin, që ka qenë efektiv në Lezhë dhe ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina, ai rezulton në komunikim me kontigjentë kriminalë. Në Nikël janë shpallur në kërkim të ‘fortët’, mes tyre Durim Bami. Ky i fundit akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e Marklen Hakës. Nga të dhënat e SPAK, rezulton se ka ndihmuar në atentatin ndaj Hakës, ku u vra hallë e tij. Më pas Haka i ka mbijetuar disa atentateve. Po ashtu në këtë krim akuzohet si i përfshirë dhe vëllai i Enver Stafukës, (I rrëmbyer dhe i zhdukur), Naim Stafuka, i cili u arrestua dje. Ndërkohë, janë arrestuar dhe disa furnitorë me armë dhe drogë të Niklës. Në këtë operacion ka pasur dhe persona të arrestuar jashtë, apo ata që veprojnë nga brenda burgjeve. Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e vëllezërve Duka (Erlis dhe Leonard Duka), të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022.
Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën, ish-efektiv policie dhe i njohur si krahu i besuar i Ervis Martinajt.

Ka pasur kontrolle për arrestimin e anëtarëve të fisit Avdulaj, ku janë lëshuar urdhër-arreste për Astrit dhe Aldo Avdylaj (Xhaxha dhe nip). Dyshohet se Astrit Avdulaj të jetë koka e grupit kriminal. Po ashtu raportohet se janë sekuestruar rreth 3 milionë euro cash në banesën e Ervis Doçit, I njohur ndyrshe si Visit të Pojës.
Po ashtu është kërkuar dhe arrestimi i ish-deputetit Arben Ndoka, që akuzohet për një ngjarje në Shkodër. Ndërkohë, sot pritet një reagim zyrtar nga SPAK, ku do të jepen detaje rreth aksionit në fjalë.

Operacioni i SPAK, pjesë e ‘listës’ edhe Lulzim Berisha

Pjesë e listës së gjatë të urdhërarresteve të lëshuara dje nga GJKKO, janë dhe 3 persona të cilët janë në Spanjë. Mes tyre është Lulzim Berisha, i cili ra në pranga më 14 Dhjetor 2023, pas 3 vitesh arrati. Arrestimi i tij u finalizua si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe agjencisë FAST të Spanjës. I konsideruar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore me drejtësinë shqiptare. Konkretisht në 2012 ai u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Durrësit për disa krime të rënda, dënim ky që u rrëzua në Korrik të 2014 nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit e dënoi atë përfundimisht me 25 vjet burg, por vetëm dy vite pas këtij dënimi ai u lirua nga burgu, konkretisht në Dhjetor të 2016

4 vite pasi fitoi lirinë, ndaj Lulzim Berishës nis një tjetër proces penal, ku u shpall sërish në kërkim nga drejtësia. Për të SPAK ngre akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe mikut të tij Artan Arsi, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005. Sikur të mos mjaftonin këto, në vitin 2021, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin për lirimin e Lulzim Berishës në 2016 dhe kërkoi rikthimin e tij në burg. Kërkesë kjo e cila pritet të realizohet vetëm pas përmbylljes së procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET MEKSIKA/ Gjenden të vrarë katër persona, mes tyre një kandidat për kryetar bashkie
Previous article "UNË TË HEQ KAPELEN"/ Frederik Ndoci në podcastin e Ramës: Faleminderit për punën që ke bërë

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT