• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË VRASJE”/ Trondit avokati: Pamundësi absolute që nëna të mbytet së bashku me 3 fëmijët
Home
Aktualitet
Kronikë

“ËSHTË VRASJE”/ Trondit avokati: Pamundësi absolute që nëna të mbytet së bashku me 3 fëmijët

15 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku dyshohet se Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj, mund të ketë qenë një vrasje.

Kështu deklaroi avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News.

Sipas Ngjelës, autopsia duhet të nxjerrë përfundime për këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë përfundim. Ndërsa u shpreh i bindur se është e pamundur që fëmijët të mbyten së bashku me të ëmën.

“Është vrasje. Nuk është vetëvrasje. Vetëvrasja si rregull lë një shenjë. Ku ka nënë që vret fëmijën dhe nuk tregon arsyen? Po pra, duhet t’I kenë vrarë dhe hedhur atje. Por fakti që nuk ka shenja vrasje, do të thotë se janë mbytur në mënëyrë të justifikuar. Këto i nxjerr autopsia, por deri tani autopsia ka heshtu, nuk ka nxjerë përse shkakun.

Nuk e dimë shkakun e vdekjes së 4 personave. Nuk mund të mbyten fëmijët bashkë me nënën. Në 99% është pamundësi absolute. E dyta duhet të dimë shkakun përse nëna vret fëmijët. Zakonisht, kjo në termin profesional të hetimit është hakmarrje ndaj burrit. Për të ditur pse, duhet të dimë çfarë konflikti kanë pasur bashkë”- tha Ngjela.

Ndërsa mes të tjerash, shtoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen në burg të Erdgys Arrazit, bashkëshortes së të ndjerës, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Sipas Ngjelës, nëse vërtet është vetëvrasje, atëherë mund të jetë bërë për hakmarrje të Alma Arrazit ndaj bashkëshortit të saj.

“Nuk dimë shkakun e ngjarjes. Nuk ka prova për shtytjen në vetëvrasje, duhet të ketë keqtrajtim e gjëra të tjera që të shtyjnë në atë akt. Është hetim shumë i vështirë. Këta e kanë arrestuar bashkëshortin por nuk e dimë përse, është shtytje për vetëvrasje apo akt kriminal?
Nëse akti i mbytjes së fëmijëve është real, është hakmarrje ndaj të shoqit. Ne nuk dimë konfliktin e saj të brendshëm me bashkëshortin vetëm arrestimin e këtij të fundit”-
shtoi avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMITË PËR TIMS/ Gogu-Salianjit: Komisioni s’është spektakël, hidh në votim kërkesën e ministrit Balla
Previous article ATENTATI/ U qëllua me 4 plumba, njoftimi zyrtar: Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë për jetën

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT