Aleks Marku nga Lezha është personi që mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur në një apartament të marrë me qira pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës.
Mësohet se uniformat blu kanë marrë njoftim rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati në një apartament të lëshuar me qira.
Kur efektivët shkuan në vendngjarje mësuan se babai ndodhej në banesë me dy fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç.


