• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DO IA FAL KURRË VETES”/ Babai që humbi vajzën në Kanalin Anglez rrënqeth me deklaratën: Tentova ta shpëtoja…
Home
Jetë

“NUK DO IA FAL KURRË VETES”/ Babai që humbi vajzën në Kanalin Anglez rrënqeth me deklaratën: Tentova ta shpëtoja…

1 May, 2024 s.autor Jetë

Babai irakian që humbi vajzën e tij shtatëvjeçare javën e kaluar në Kanalin Anglez në përpjekje për të shkuar në Britani, ka folur për BBC për humbjen e tij tragjike, duke thënë se “nuk do ia fal kurrë vetes”.

Ahmed Alhasimi kishte hipur në gomone me gruan dhe tre fëmijët e tij në jug të Calais, më 23 prill, me qëllim që të kalonin ilegalisht në Britani. Pak para nisjes, një grup migrantësh nxituan të hipnin në varkën tashmë të mbingarkuar. Momentet që pasuan ishin makth dhe rezultuan që 7-vjeçarja Sara dhe 4 persona të tjerë të shkeleshin për vdekje.

“Po i kërkoja të lëviznin që të shpëtoja fëmijën tim”, thotë sot 41-vjeçari për të riun sudanez, i cili ishte mes grupit të emigrantëve që hipën në varkë në minutën e fundit, duke shkaktuar tragjedinë. Megjithatë, ai fillimisht e injoroi dhe më pas e kërcënoi.

“Ne pamë njerëz të vdisnin. Unë pashë se si silleshin këta njerëz. Nuk u interesonte kë shkelnin, fëmijë, i ri apo i moshuar. Njerëzit filluan të mbyten”.
Megjithëse Ahmedi është irakian, vajza e tij nuk kishte shkelur kurrë në Irak . Ajo kishte lindur në Belgjikë dhe pjesën më të madhe të jetës së saj të shkurtër e kaloi në Suedi.

Alhasimi përshkroi për rrjetin britanik përpjekjet e tij për të shpëtuar vajzën e tij, trupi i së cilës ishte bllokuar në varkën e mbipopulluar, duke iu lutur emigrantëve të tjerë që ta ndihmonin. Gruaja e tij, Noor Alsaid, dhe dy fëmijët e tjerë, Rahaf 13-vjeçar dhe Hussam 8-vjeçar, ishin gjithashtu të bllokuar, por mund të merrnin frymë.

Sipas BBC , familja e Alhasimit kishte mbërritur në Calais dy muaj më parë dhe kjo ishte hera e katërt që ata tentonin të kalonin Kanalin anglez. Në raste të mëparshme, policia lokale kishte ndërhyrë dhe i kishte penguar.

Kësaj radhe trafikantët, të cilët paguhen 1500 euro për çdo pasagjer të rritur në varkat e tyre dhe rreth gjysmën për çdo fëmijë, u kishin premtuar atyre se varka do të transportonte vetëm 40 persona, kryesisht irakianë.

“Pashë kokën e saj në cep të varkës. Ajo ishte e mavijosur. Ajo ishte tashmë e vdekur kur e nxorëm jashtë. Ai nuk po merrte frymë”, thotë burri irakian duke qarë.

Familja e Ahmedit sot mbetet në Francë në pritje të lejes për të varrosur Sarën. Ai sot po i përgjigjet kritikave se ka vënë në rrezik familjen e tij për të hyrë ilegalisht në Britani. “Nuk do ta fal kurrë vetes. Por deti ishte zgjedhja jonë e vetme. Nuk doja të ndodhte por më mbaruan opsionet. Njerëzit më fajësojnë mua dhe më pyesin se si mund t’i vë në rrezik vajzat e mia. Por unë kalova 14 vjet në Evropë dhe ata më refuzuan ”, thotë 41-vjeçari.

41-vjeçari pretendoi se Belgjika refuzoi t’i jepte azil sepse Basra , vendlindja e tij në Irak, konsiderohet një zonë e sigurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Kiara Tito publikon foto bashkë me të bijën: Mos u shqetësoni mama...
Previous article ULJE REKORD E PAPUNËSISË/ Koçiu: Më shumë të punësuar, më pak me ndihmë ekonomike

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT