• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRITANI E MADHE/ Nis për herë të parë me vaksinë të personalizuar kundër melanomës
Home
Nderkombetare

BRITANI E MADHE/ Nis për herë të parë me vaksinë të personalizuar kundër melanomës

28 April, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Një test i rëndësishëm i vaksinës së parë të personalizuar të mRNA në botë, kundër formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, melanomës është duke u zhvilluar në Britaninë e Madhe, sipas BBC-së.

Steve Young, 52 vjeç nga Stevenage, Herts, i cili kishte një rritje melanome në skalpin i tij gushtin e kaluar, është një nga pacientët e parë që provoi vaksinën, e krijuar për të ndihmuar sistemin e tij imunitar të njohë dhe të fshijë çdo qelizë kanceroze të mbetur.

Shpresohet se kjo do të thotë se kanceri i tij nuk do të kthehet. Ilaçi, mRNA-4157 (V940), përdor të njëjtën teknologji si vaksinat aktuale të COVID-19 dhe po testohet në provat e fazës së tretë e të fundit.

Mjekët e Kolegjit Universitar të Londrës (UCLH) po e japin atë së bashku me një ilaç tjetër, pembrolizumab ose keytruda, që gjithashtu ndihmon sistemin imunitar të vrasë qelizat kancerogjene.

Trajtimi i kombinuar, i bërë nga “Moderna” dhe “Merck Sharp & Dohme” (MSD), ende nuk është i disponueshëm në mënyrë rutinore në NHS, jashtë provave klinike. Ekspertët në disa vende të tjera, përfshirë Australinë, po e provojnë gjithashtu te pacientët, për të mbledhur më shumë prova dhe për të parë nëse duhet të përhapet më gjerësisht.
Vaksina është e personalizuar, që do të thotë se përbërja e saj ndryshohet për t’iu përshtatur pacientit individual. Eshtë krijuar për t’u përputhur me pjesën gjenetike unike të tumorit të vetë pacientit dhe funksionon duke udhëzuar trupin të prodhojë proteina ose antitrupa që sulmojnë shënuesit apo antigjenet që gjenden vetëm në ato qeliza kanceroze.

Mjekja Heather Shaw tha se ilaçi kishte potencialin për të kuruar njerëzit me melanoma dhe ishte duke u testuar në tumore të tjera si të mushkërive, fshikëzës e po ashtu veshkave.

“Kjo është një nga gjërat më emocionuese që kemi parë në një kohë vërtet të gjatë. Eshtë krijuar absolutisht me porosi për pacientin dhe nuk mund t’ia jepni këtë pacientit tjetër në linjë sepse nuk do të prisnit që të funksiononte. Eshtë vërtetë e personalizuar. Këto gjëra janë jashtëzakonisht teknike dhe të krijuara mirë për pacientin”.

Young kishte një gungë në kokën e tij për shumë vite përpara se të kuptonte se rritja ishte kancer. Ai tha se diagnostifikimi ishte një “tronditje e madhe”.

“Babai im vdiq nga emfizema kur ishte 57 vjeç dhe unë në fakt mendova do të vdes më i ri se babai im”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE PAK..."/ Luizi dhe Kiara japin lajmin e shumëpritur
Previous article NËN HETIM NGA SPAK PËR PASURINË/ Monika Kryemadhi i kërkon falje nënës: Jam treguar egoiste

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia Botë

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT