• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK KISHIN FIRMAT E NEVOJSHME/ Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
Home
Politikë

NUK KISHIN FIRMAT E NEVOJSHME/ Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes

23 April, 2024 s.autor Politikë

“>Këshilli Bashkiak i Tiranës ka sqaruar sot se arsyeja e rrëzimit të kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e opozitës në lidhje me zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij këshilli, ka ardhur si pasoje e mungeses se firmave të nevojshme.

Në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak thuhet se kërkesat e paraqitura nuk përmbanin numrin e firmave minimale të kërkuara nga rregullorja për thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak. “Mbledhja e kryesisë së këshillit bashkiak Tiranë e zhvilluar më datë 22 prill, ora 17:00 në përfundim të diskutimeve vendosi rrëzimin e kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak në lidhje me zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij këshilli. Kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak Tiranë nuk plotësonin kriteret e nenit 22, shkronja “b” të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë”, ku përcaktohet se këshilli mblidhet jashtë radhe me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të tij. Kërkesat e paraqitura nuk përmbanin numrin e nënshkrimeve të kërkuar nga rregullorja për thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të këshillit bashkiak”, thuhet në njoftim.

Kryesia e Këshillit Bashkiak vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në Bashkinë e Tiranës dhe auditin e brendshëm të saj.
Në njoftimin e Këshillit Bashkiak nënvizohet se në përputhje me parashikimet e rregullores së këshillit bashkiak, ky këshill mund të krijojë vetëm komisione të përkohshme pune studimore ose për përgatitje projektvendimesh në fusha të caktuara që i shërbejnë interesit publik vendor, duke e nxjerr jashtë parashikimeve ligjore kërkesën e paraqitur nga anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak.

“Këshilltarët e grupit të Partisë Socialiste shprehën mbështetjen për punën e organit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ftuar edhe përfaqësuesit e grupeve të opozitës të mbështesin publikisht dhe inkurajuar hetimet e mëtejshme dhe të mos ndërhyjnë në kompetencat e organeve të specializuara në luftën kundër korrupsionit. Propozim ky i cili nuk gjeti mbështetje nga përfaqësuesit e tjerë të grupeve politike në kryesinë e këshillit bashkiak”, thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Bashkiak./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ARRESTIMIT TË BUJSHËM/ Si u la i lirë ‘Çipuri’ i Vlorës
Previous article NDODH NË KUKËS/ 5 persona konfliktohen mes qytetit, në kërkim autorët! Merren masa...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva Politikë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM Politikë

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë Politikë

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT