Pas arrestimit me bujë në Durrës, dosja e Armando Sulejmanit, i njohur me nofkën ‘Çipuri’ iu kalua për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Por, pavarësisht faktit se institucioni i akuzës kërkoi që ‘Çipuri’ të mbahej në burg, Gjykata caktoi më 8 mars masën e sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’ duke e lënë të lirë emrin e njohur të botës së krimit.
Arrestimi i Cipurit
Pasi ka ecur disa metra ka ndaluar për shkak se rruga ka qenë e bllokuar me një grumbull dheu ndërkohe aty janë afruar punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, Armando Sulejmani, lindur dhe banues në Vlorë. Gjatë kontrollit qe i është bëre automjetit te tij tek leva e marshit është gjetur e mbështjelle në qese një kaçavidë së bashku me disa vida si ato që shërbejnë për fiksimin e targave të mjeteve, ndërsa në bagazhin e këtij mjeti janë gjetur dy targa automjetesh AB273GY .Pasi është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit te Policisë Durrës është bërë identifikimi i mëtejshëm i targave që kishte të vendosura në automjetin e tij, ky shtetas, të cilat rezultojnë të shpaluara në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane në datën 03.11.2023 pasi ato i përkisnin një automjeti tip “Land Rover” i denoncuar i vjedhur. Ndërsa dy target AB273GY të gjetura në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në përdorim nga shtetasi Armando Sulejmani rezultojnë se ishin targat e rregullta të këtij automjeti, i cili rezulton te jete në pronësi të shtetasit L.Z.
Apeli
Pasi e shqyrtoi çështjen, gjykata e Tiranës caktoi si masë sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” çdo datë 7-17 të muajit, ora 11.00. Prokuroria e Tiranës e kundërshton këtë vendim dhe ka bërë apel në shkallën e dytë të gjyqësorit.
Në Gjykatën e Apelit, prokurori i çështjes, Gent Xholi, hoqi dorë nga ankimi dhe për këtë arsye gjykata la në fuqi vendimin e një shkalle më poshtë. Për pasojë, Sulejmani do të qëndrojë nën masën e detyrimit me paraqitje. Gjykata e Apelit sqaroi situatën pas publikimit të lajmit në Balkanweb.
Armando Sulejmani dyshohet një prej emrave më të njohur të krimit në Vlorë dhe për përfshirje në krime të rënda.