• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“QASJE KRIMINALE…”/ Rama reagon për emisionin në RAI: Gazetari me paturpësi nuk publikoi përgjigjet e Agaçit
Home
Politikë

“QASJE KRIMINALE…”/ Rama reagon për emisionin në RAI: Gazetari me paturpësi nuk publikoi përgjigjet e Agaçit

23 April, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ se ai ka pasur një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran.

Duke iu përgjigjur një kërkesë të Shqiptarja.com, kryeministri Rama hedh poshtë si të pavërtetë shkrimin e La Repubblica për ‘ telefonatën e tërbuar”. Shkrim i cili thotë u fshi dhe nga vetë gazeta italiane.

Reagimi i plotë:

Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij. 

Kërkesa për telefonatën, lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I BEJTJAS/ Prokuroria dyshon se u porosit nga Dubai, ekzekutorët nga Vlora
Previous article DOSJA "5D"/ Redi Molla kërkon heqjen e sekuestros mbi telefonin e gruas, GJKKO nuk pranon

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT