• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BEJTJAS/ Prokuroria dyshon se u porosit nga Dubai, ekzekutorët nga Vlora
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BEJTJAS/ Prokuroria dyshon se u porosit nga Dubai, ekzekutorët nga Vlora

23 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria ka kërkuar informacione nga partnerët ndërkombëtarë lidhur me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Kjo pasi informacionet e mbërritura kanë shkuar deri në Dubai aty ku dhe dyshohet se është dhënë porosia për ekzekutimin e tij.

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtjes marsin e këtij viti në Larushk të Fushë Krujës kane ngecur në Dubai, ndërsa të gjitha informacionet të çojnë drejt Emirateve të Bashkuara lidhur me porosinë për ekzekutimin e tij.

Të dhënat e mbërritura, por edhe mosgjetja e disa personave me rëndësi për hetimin për t’i marrë në pyetje kanë ngritur dyshime tek prokuroria për të cilat është kërkuar dhe informacion nga partnerët.

Dy të arrestuarit e policisë mendohet se kanë qenë transportuesit e të paktën tre ekzekutorëve për të cilët prokuroria dyshon se vijnë nga qyteti i Vlorës. Ndonëse deri në këtë fazë hetuesit tregohen të rezervuar mbi informacionet e mbërritura, puna është shtrirë dhe në Vlorë lidhur me gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarve.

Pesë ditë pas vrasjes policia prangosi Edison Haxhiun dhe një 41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj. Dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për vepra të tjera kriminale.

Policia arriti që të zbardhte lëvizjen e tyre pas djegies së makinës fuoristradë ku u gjetën dhe tre kallashnikovë. Ilir Beqaraj edhe pse dyshohet se është një nga autorët që mori pjesë në ekzekutim, ai nuk pranoi të kishte lidhje me vrasjen. Fillimisht Haxhiu dhe Beqaraj thanë se makina e tyre tip golf kishte gjurmues GPS dhe se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, por pas verifikimeve rezultoi se ajo kishte qenë fare pranë vendit ku u vra Gentjan Bejtja.

43-vjeçari ka qenë objektiv dhe i tre atentateve të tjera, por që u kishte shpëtuar plumbave dhe eksplozivit. Një vit më parë, po me një automjet tip Golf, tre persona e ndoqën deri në afërsi të shtëpisë, por qëlluan për vdekje kunatin Ramazan Sino dhe plagosën dy djemtë e Bejtjes 10 dhe 13 vjeç. Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur me 3 korrik u arrestua Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.

Në atë kohë në duart e 37-vjeçarit pas ekspertimit kimik rezultoi se në duart e tij kishte gjurmë baruti, por as kjo nuk mjaftoi për ta mbajtur atë në burg. Pas ekzekutimit të Bejtjas, më 15 mars të këtij viti, policia u rikthye për ta pyetur Valter Bamin, por nuk e gjeti më.

Për Policinë e Shtetit 43-vjecari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar si i përfshirë edhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Pas serisë së atentateve ai kërkoi azil në Norvegji e Suedi, por kërkesat e tij i ishin refuzuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGESAT ELEKTRONIKE/ Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë
Previous article "QASJE KRIMINALE..."/ Rama reagon për emisionin në RAI: Gazetari me paturpësi nuk publikoi përgjigjet e Agaçit

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT