• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKUESE NË DURRËS/ Gjyshërit ‘rrëmbejnë’ 3-vjeçarin dhe zhduken, nëna: Nuk e di nëse është gjallë…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOKUESE NË DURRËS/ Gjyshërit ‘rrëmbejnë’ 3-vjeçarin dhe zhduken, nëna: Nuk e di nëse është gjallë…

16 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, teksa prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç rezulton i humbur. Nëna e të miturit ka bërë denoncimin në polici, duke deklaruar se foshnja është marrë nga gjyshërit dhe nuk i është kthyer më.

Uniformat blu kanë ndaluar  Rexhep Gjunin, 58 vjeç, gjyshin e 3-vjeçarit, i cili nuk tregon ku ndodhet i mituri. Foshnja jetonte me nënë pasi i ati i ka ndërruar jetë një vit me pare në një aksident automobilistik. Nga policia thuhet se prej katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, për të cilin ende nuk kanë asnjë informacion.

Nëpërmjet se ëmës se 3-vjecarit, policia ka mësuar se gjyshërit Rexhepi dhe bashkëshortja e tij kane mare si çdo jave nipin e tyre për ta mbajtur për disa ore në familjen e tyre siç bënin zakonisht, por këtë radhe ata nuk e kane kthyer më. E ëma ka pritur disa orë dhe e ka mare ish-vjehrrin në telefon, por telefoni ka qenë i fikur. Në këto kushte e gruaja i drejtohet policisë për të bërë denoncim.

Policia ka arritur të gjejë gjyshin Rexhepin po jo fëmijën dhe gjyshen. Fillimisht Rexhepi ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. Më pas Rexhepi ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë. Nëna e fëmijës thotë se është e shqetësuar për të voglin e saj.

“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mire. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit 3-vjecar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PREJ DY VITESH/ Arrestohet në Spitallë krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”
Previous article VRAU ISH-VJEHRRIN DHE ISH-KUNATIN/ Dënohet me burgim të përjetshëm Besnik Pjetri

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT