• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDER E KRENARI”/ Rama për pritjen nga Macron: Ceremoniali mbresëlënës, nder i posaçëm për Shqipërinë
Home
Politikë

“NDER E KRENARI”/ Rama për pritjen nga Macron: Ceremoniali mbresëlënës, nder i posaçëm për Shqipërinë

15 April, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama e cilëson si një nder dhe krenari vizitën dhe pritjen që i bëri presidenti francez Emmanuel Macron në Paris. Në një intervistë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla nga Parisi, kreu i qeverisë kujtoi se në kohën kur erdhi në pushtet “Franca ishte thuajse e paarritshme”.

Pjesë nga intervista:

Balla: Është e çuditshme se si një vizitë kaq e rëndësishme të ketë të përfshirë çështjen e inovacionit, megjithëse ju i keni dhënë një fokus shumë të madh..

Rama: Jo, vizita ishte vizita e nivelit më të lartë që protokolli francez përmban prandaj ishte i tillë edhe ceremoniali që ishte mbresëlënës për faktin se është një nder I posacëm për Shqipërinë dhe unë, të them të drejtën e përjetova me krenari këtë fakt. Sepse më kujtohet që në fillimet e kësaj detyre Franca ishte thuajse e paarritshme, ndërkohë që në historinë e marrëdhënieve tona diplomatike me Francën nuk ka pasur asnjëherë një vizitë zyrtare shtetërore dhe pas një sërë vizitash pune që unë kam bërë këtu, kjo ishte vizita që si të thuash kurorëzoi një proces. Inovacioni është pjesë e programit të përbashkët që kemi me qeverinë franceze.Kemi nënshkruar një marrëveshje të nivelit më të lartë në marrëdhënie ndërqeveritare, qeveri me qeveri dhe në këtë marrëveshje ka një program ku në mënyrë specifike flitet për fusha bashkëpunimi dhe partneriteti të afërt dhe rezultati i marrëveshjes është edhe ngritja e Këshillit të përbashkët të Inovacionit që merr në konsideratë nevojën për të bashkëpunuar në funksion të kësaj epoke të re dhe nga ana tjetër për ne është një marrëveshje shumë pozitive sepse marrim përmes saj shumë nga eksperienca dhe nga dija franceze që është e nivelit më të lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJET ME FRANCËN/ Rama: Më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Përpjekje e madhe për t’u afruar me Francën
Previous article BEN BLUSHI/ Pse e sulmoi Irani Izraelin?

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT