• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRVETËSONIN TOKA SHTETËRORE ME FALSIFIKIME/ Zbardhet skema e mashtrimit të ish-zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit
Home
Breaking News

PËRVETËSONIN TOKA SHTETËRORE ME FALSIFIKIME/ Zbardhet skema e mashtrimit të ish-zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit

13 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ardit Kërtusha, ish-drejtues i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Leonard Kadrimi, ish- zv.drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe 14 persona të tjerë, dyshohen të përfshirë në një skemë masive të falsifikimit të pronave në zonën e Spitallës.

News24 disponon dokumentet përmes të cilave zbërthehet mekanizmi sesi të dyshuarit kanë vepruar për të përvetësuar sipërfaqe të mëdha toke shtetërore, përmes falsifikimit, e mashtrimit.

Hetimi për rastin nisi në 2023 mbi bazën e kallëzimit të Fiqiri Shabës, i cili pretendonte pronësinë mbi dy sipërfaqe toke, kur një ditë konstatoi se një pjesë e pronës ishte rrethuar nga një mur betoni. Kallëzuesi thotë nuk e dinte kush ishte zaptuesi, por hetuesit zbuluan se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie privaAte. Në kuadër të hetimit, prokuroria ka në gjurmët e Lirim Xhametës, një ish punëtor ferme, në emër të cilit ishte regjistruar 75 mijë metra katrorë tokë. Xhameta iu tha hetuesve se një person i identifikuar me emrin Diti i kishte premtuar se do ti bënte dokumentet për të përfituar 3 mijë metra tokë.

Dy muaj më vonë, Diti më takoi dhe më dha një AMTP të paplotësuar. Më tha që duhet ta firmos”, tregon Xhameta.

 

 

Ai thotë se në një takim te tretë, Diti I kishte thënë që do ti jepte 200 mijë lekë në këmbim të pronës. “Shkova te noteri unw, gruaja dhe djali. Firmosëm një akt përfaqësimi në emër të një personi që nuk e njihnim dhe morëm paratë”, tregon Xhameta.

 

 

Sipas prokurorisë prona e regjistruar, e cila më pas është ndarë e tjetërsuar, edhe përfituar në mënyrë të paligjshme. Me të njëjtën skemë u regjistrua në emër të të ndjerit Dilaver Taulla sipërfaqja prej 76 mijë metrash katrorë dhe trashëgimtarët e tij e mësuan se ishin pronarë në 2010.

 

 

Edhe në këtë rast, Ardit Kërtusha iu mori kartat e identitetit trashgëmitarëve të Dilaver Taulla, duke iu premtuar se do tiu rregullonte pronë që iu takonte sipas ligjit.

 

 

Por nga hetimet rezulton se pronat ne emër të Xhametës dhe Taulla ishin regjistruar me dokumente të falsifikuara dhe më pas ishin futur në regjistrat kadastralë, me ndihmën e zyrtarëve te ASHK Leonard Kadrimi Aida Kila dhe Mikel Zaho.

Prokurori Pali Decolli zbuloi se skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në Spitallë të Durrësit është shumë më e gjerë. Ai vendosi sekuestron mbi sipërfaqen prej 448.000 m2, e cila nga hetimet rezulton se është tjetërsuar përmes falsifikimit nga zyrtarë shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STRESI I PRANVERËS/ Mjekja: U mbivendos me vjeshtën, ka më shumë ankth tek qytetarët! Janë dy stinët me riskun më të lartë
Previous article CEREMONIA NË BRUKSEL PËR 15-VJETORIN NË ANËTARËSIMIN NË NATO/ Peleshi: Të palëkundur në mbështetjen ndaj Aleancës

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT