• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA NË BRUKSEL PËR 15-VJETORIN NË ANËTARËSIMIN NË NATO/ Peleshi: Të palëkundur në mbështetjen ndaj Aleancës
Home
Politikë

CEREMONIA NË BRUKSEL PËR 15-VJETORIN NË ANËTARËSIMIN NË NATO/ Peleshi: Të palëkundur në mbështetjen ndaj Aleancës

13 April, 2024 s.autor Politikë

Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e NATO-s, në Bruksel u organizua një ceremoni e veçantë, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse me rastin e këtij përvjetori Ministri Peleshi vlerësoi se kjo aleancë qëndron sot, ashtu si 75 vjet më parë, si një fener për parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës.

Ministri i Mbrojtjes theksoi, gjatë fjalës së tij mbështetjen e qartë të vendit tonë ndaj kësaj aleance, ndërsa vuri në dukje edhe përpjekjet që i janë dashur Shqipërisë ndër vite të renditet mes aleatëve të saj në NATO, ku sot ka një rol të vlerësuar tejet pozitivisht.

“Sot, ne mbetemi të palëkundur si një aleat krenar, i besueshëm dhe i angazhuar ndaj agjendës politike, institucionale dhe ushtarake të NATO-s. Do të vazhdojmë të përmbushim që të tria detyrat thelbësore të NATO-s, ashtu siç kemi bërë kurdoherë e kudo që ka qenë e nevojshme të radhitemi krah për krah me Aleatët dhe Partnerët tanë”, u shpreh Ministri Peleshi.

Shqipëria, vijoi gjatë fjalës së tij ministri Peleshi, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të vazhduar kontributin në Aleancë, teksa vendet përballen me një mjedis më të pasigurt dhe të rrezikshëm të sigurisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Ministri Peleshi theksoi edhe një herë mbështetjen ndaj Ukrainës, por tha se, ky është gjithashtu momenti për të mbajtur një sy ndaj Ballkanit Perëndimor. “Nëse rajoni tani gëzon stabilitet dhe prosperitet më të madh, kjo është edhe për shkak të rolit të NATO-s në ndalimin e masakrave dhe spastrimit etnik të viteve 1990, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ne nuk duhet të lejojmë që fitoret që kemi bërë të zhbëhen dhe të humbasim vigjilencën tone”, theksoi Peleshi.

Ministri I Mbrojtjes së Shqipërisë e mbylli fjalën e tij, duke theksuar punën që po bëhet në modernizimin dhe transformimin e mbrojtjes dhe sigurisë, duke evidentuar edhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes për këtë vit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRVETËSONIN TOKA SHTETËRORE ME FALSIFIKIME/ Zbardhet skema e mashtrimit të ish-zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit
Previous article JEHONË TURIZMIT/ “Le Figaro”: Shqipëria, male spektakolare për një arratisje të bukur

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT