Publikohen pamjet e momentit të ndalimit të Armando Ndrecës, vëllait të deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca. Ai u prangos të mërkurën nga blutë pranë një servisi në qytetin e Lezhës.
Ndreca është ndaluar me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit, pas një operacioni antidrogë ku u gjet një stan i kthyer në ‘shtëpi bari’ për kultivim lëndësh narkotike.
Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndreca, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe shoku i tij Elvis Shpellzai 28 vjeç. Si Nikdukaj ashtu dhe Shpellzai u kapën në stanin që kishin përshtatur në shtëpi bari.


