• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË DURRËS/ Vidhet makina “Range Rover” e sapoblerë, pronari ofron shpërblim kujtdo që ka informacion
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË DURRËS/ Vidhet makina “Range Rover” e sapoblerë, pronari ofron shpërblim kujtdo që ka informacion

8 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një automjet tip fuoristradë “Range Rover” është vjedhur me thyerje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Vjedhja ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, përballë një shkolle 9-vjeçare, ku pronari i automjetit parkonte zakonisht automjetin e blerë pak ditë më parë. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fiksuar dhe autorin e vjedhjes së automjetit që vjen në këmbë dhe largohet me automjetin e vjedhur.

“E mora vesh kur u çova në mëngjes për të shkuar në punë dhe pashë që nuk ishte makina. ishte thyer xhami i shoferit. Me anë të kamerave u pa se është marrë në orën 03:30 nga një person i veshur me xhaketë gri dhe kapele të zeza. Pas kësaj ore nuk di më asnjë informacion për makinën”, tha pronari i automjetit, Herald Dervishi.

Automjeti i vjedhur ka pasur sistem alarmi, por ai nuk është aktivizuar. Sipas Dervishit, kohët e fundit ky lloj mjeti ka rënë shpesh pre e hajdutëve, ndërsa apelon për ndihmë dhe kundrejt pagesës.
“Vetëm kësaj lloj makine po i bien. Është Range Rover Evoque i vitit 2012 me motor 2000 nafte. Shpresoj ta gjej dhe me mirëkuptim, ose dhe kundrejt një pagese, shpërblimi. Ta paguaj e të gjej makinën. Shpresoj te i madhi Zot, Policia para, ne prapa.”Me të marrë denoncimin për vjedhjen e mjetit policia vendore ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të cilat po vlerësohen për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Dyshimet janë që automjetet vidhen për tu shitur e përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për tu çmontuar për pjesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMTON SHUMËN PËR TË ARDHMEN/ Talenti nga Saranda firmos me Akademinë e Manchester Cityt
Previous article MUAJI I RAMAZANIT/ Rama shtron darkën e iftarit: Na bën bashkë ndjesia e përkatësisë së diçkaje të njëjtë

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT