• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK MERR TË PANDEHUR TRE ZYRTARË TË BASHKISË TROPOJË/ I dhanë tenderin e shkollës ‘Asim Vokshi’ kompanisë që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë
Home
Breaking News

SPAK MERR TË PANDEHUR TRE ZYRTARË TË BASHKISË TROPOJË/ I dhanë tenderin e shkollës ‘Asim Vokshi’ kompanisë që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë

8 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre zyrtarë të bashkisë së Tropojës janë marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me ndërtimin e një palestre, terrene sportive dhe sistemime të jashtme të gjimnazit ‘Asim Vokshi’. Fondi limit i këtij prokurorimi me procedurë të hapur ishte 50.319.591 lekë, pa Tvsh. Sipas SPAK zyrtarët ia kanë dhënë tenderin kompanisë “4 A-M” që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë e jo kompanisë “Halili 1 & Shendelli”, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh

SPAK informoi sot se dërgoi për gjykim Zenel Çelën, Ramiz Bardhin dhe Rexhep Ismajlisufaj, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të hetuar në gjëndje të lirë në kuadër të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021.
Vetë zyrtarët kanë pranuar fajësinë dhe SPAK dorëzoi në GJKKO kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë në ngarkim të tyre.Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlersimit të Ofertave, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi”, Bashkia Tropojë.
Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në Dokumentat Standarte të Tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave), informoi sot SPAK.
Procedimi penal Nr. 288, i vitit 2021, është regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E EMILJANO RAMAZANIT E REGIS RUNAJT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Xhuljano Hoxhën
Previous article I DËNUAR PËR PRODHIM DROGE/ Arrestohet në tentativë për tu larguar jashtë vendit 23-vjeçari në Elbasani

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT