Pas shume përpjekjeve të vazhdueshme të Komunitetit të Emigranteve shqiptarë dhe kryetarin e këtij komuniteti, Afrim Avdiaj, së fundmi u bë e mundur marrja e lejes dhe miratimi për hapjen e dy kurseve të mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigranteve shqiptare që punojnë e jetojnë në Kretë.
Por nje incident i padeshiruar ka ndodhur ditën e hënë në mëngjes, ku një pjese jo e vogël nxënësish grekë të shoqëruar nga prindërit e tyre i vunë celësin derës së shkollës dhe nuk lejuan nxënësit shqiptarë dhe personelin pedagogjik të zhvillonin mësimin.
Sipas gazetarit Luan Poçani, shkak për këtë u bë pikërisht vendosja e flamurit shqiptar ngjitur më flamurin grek në oborrin e gjimnazit gjatë ceremonisë së inaugurimit.
Pavllos Murtzaçis, kryetari i shoqatës së prindërve dhe nxënësve të gjimnazit shprehet më tonë të ashpra që mësimi i gjuhës shqipe të mos zhvillohet këtu.
“Ne nuk do ti dërgojmë fëmijët në shkollë deri sa të anullohet ky vendim”.


