I sapomartuari, Getoar Selimi ka filluar që të bëhet melankolik kohëve të fundit
Reperi Getoar Selimi, i cili vitin e kaluar i dha fund beqarisë me një dasmë glamuroze me Marina Vjollcën, tani ka edhe mendime të ndryshme që i shpreh në rrjete sociale.
Këto nuk janë ndonjë varg i këngës së tij, si “po të shoh përmas” apo ndonjë strofë tjetër por thënie më të rafinuara”.
“Natyra është arti i Zotit”, ka shkruar Geti.
Si zakonisht, edhe ai si artistët e tjerë për t’u dalluar këtë e ka bërë në gjuhën angleze.
Ndryshe, Geti pas martesës ka qenë shumë aktivë me hite të ndryshme, e një ndër to ishte edhe kënga “Birthday”, e cila deri me tani ka kapur më shumë se 4.6 milion klikime në youtube.


