• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANABISI MUND TË SHKATËRROJË QELIZAT E KANCERIT TË LËKURËS/ Ja çfarë zbuluan shkencëtarët
Home
Shëndet

KANABISI MUND TË SHKATËRROJË QELIZAT E KANCERIT TË LËKURËS/ Ja çfarë zbuluan shkencëtarët

1 April, 2024 s.autor Shëndet

Studiuesit australianë po bëjnë eksperimente laboratorike për të parë nëse kanabisi mund të përdoret për trajtimin e kancerit të lëkurës. Ata thonë se më pak se 15% të pacientëve arrijnë të mbijetojnë më shumë se tre vjet pas prekjes nga melanoma. Por, sipas studiuesve australianë, provat e reja laboratorike tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e këtij lloji të kancerit.

Leigh Raaschou ka luftuar me kancerin për disa dekada.

Ai nuk ka mbrojtur veten prej djegies nga dielli dhe thotë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën rrezet e diellit.

Melanoma iu shfaq fillimisht në lëkurën e kokës dhe më pas u përhap deri në kockë. Mjekët u detyruan t’i hiqnin një pjesë të kafkës.

“Mjekët janë detyruar të heqin mbi 100 copa kanceroze të lëkurës në atë kohë, ndoshta afër 200”, thotë zoti Raaschou.

Që nga viti 1998, zoti Raaschou është prekur katër herë nga melanoma. Për herë të fundit ai u prek nga kjo sëmundje vitin e kaluar.

“Asnjëherë nuk kam mbajtur kapele, nuk kam përdorur kurrë krem për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Dhe ky është rezultati”, thotë ai.

Terapia me rrezatim për të shkatërruar qelizat kanceroze i ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin.

“U jam nënshtruar trajtimeve me rrezatim në çdo zonë të kokës. Dhe mjekët më kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë zonë pa u trajtuar. Bashkëshortja ime është e shqetësuar për gjendjen time”, thotë zoti Raaschou.

Në shumicën e rasteve, melanoma trajtohet përmes ndërhyrjeve kirurgjike ose terapive me rrezatim.

Por studiuesit në Universitetin Charles Darwin dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn po hulumtojnë përdorimin e kanabisit, si një mundësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen.

Studimi është në fazat e tij fillestare, por ata zbuluan kur vendosën një ekstrakt specifik nga bima e kanabisit sativa, të quajtur PHEC-66, në një epruvetë, se ajo u bashkëngjitet receptorëve në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe ndërpreu rritjen e tyre.

“Bëhet fjalë për melanomën malinje, një lloj fatal i kancerit të lëkurës”, thotë Dr. Nazim Nassar nga Universiteti Charles Darwin.

Dr. Nassar është bashkautor i një studimi mbi këtë hulumtim, të botuar në revistën “Cells”.

Studiuesit tani shpresojnë të fillojnë provat me kafshët.

Kjo mund të marrë vite dhe rezultatet do të duhet të jenë të suksesshme përpara se të fillojnë provat klinike me njerëz, por zoti Nassar është i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme.

“Kjo metodë e detyron qelizën kanceroze të kalojë në atë që ne e quajmë vdekje të programuar qelizore ose apoptozë. Dhe për ne ky studim fillestar i kryer në laborator është një rezultat i shkëlqyer”, thotë ai.

Për njerëzit që jetojnë me kancer si zoti Raaschou, çdo alternativë ndaj operacionit është një opsion i mirëpritur.

“Do të isha shumë i kënaqur nëse nuk do të më duhej të hiqja kancerin me operacion. Do të dëshiroja ta dija këtë gjë 10 vjet më parë”, thotë zoti Raaschou./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ky është DJ shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali
Previous article PËRGATITJE PËR LUFTË? Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT