• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGATITJE PËR LUFTË? Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë
Home
Rajon

PËRGATITJE PËR LUFTË? Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë

1 April, 2024 s.autor Rajon

Gjatë një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pajisjeve dhe Investimeve, Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, duke monitoruar zbatimin e programit për fuqizimin e forcave të armatosura bazuar në Agjendën Kombëtare 2030 ka theksuar, ashtu si edhe kryeministri Mitsotakis se sa e rëndësishme është për vendin reforma më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Forcat e Armatosura Greke.

“Kjo agjendë, duke filluar para së gjithash me Forcën Ajrore, parashikon që në vitin 2030 Greqia të ketë 200 avionë modernë të gjeneratës 4.5 dhe të 5, me heqjen graduale nga përdorimi të avionëve të gjeneratës së tretë dhe të 4-të.Në të njëjtën kohë, ajo parashikon forcimin dhe modernizimin e flotës sonë. Programi për blerjen e fregatave të reja të FDI tashmë është duke u zhvilluar”, u shpreh ministri, Nikos Dhendias.

Gjithashtu, ka theksuar Dhendias po konsiderohet edhe pjesëmarrja e vendit në projektimin dhe ndërtimin këtu në Greqi të fregatave të reja të tipit Constellation, si dhe zgjidhjet optimale për periudhën e ndërmjetme nëpërmjet krijimit edhe të një ekosistemi të inovacionit të mbrojtjes.

“Duam të ndryshojmë realitetin që ekziston me blerjen e armatimeve të huaja nga rafti. Të forcojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe të vazhdojmë me prodhime të avancuara të shumëfuqishme. E kam fjalën për dronët, për anti-dronët, për armët që do të krijojnë një ombrellë kundërajrore mbi atdheun tonë, për mjetet që lëvizin në mënyrë autonome, për skafet që lëvizin në mënyrë autonome, në det dhe nën det”, tha Dhendias.
Dhendias ka theksuar se po bëhen përpjekje për të krijuar një realitet të ri për Forcat e Armatosura greke dhe siç ka thënë , për këtë ka bindje të plotë se ekziston mbështetja e të gjithë sistemit politik dhe veçanërisht e shoqërisë greke./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANABISI MUND TË SHKATËRROJË QELIZAT E KANCERIT TË LËKURËS/ Ja çfarë zbuluan shkencëtarët
Previous article FONDI PREJ 300 MILIONË LEKËSH/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT