• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQI/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria
Home
Rajon

GREQI/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

28 March, 2024 s.autor Rajon

– Ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri, Janis Bratakos, i dorëzuan dorëheqjet e tyre mbrëmjen e kësaj të enjteje (28 mars 2024) tek kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i cili i falënderoi për bashkëpunimin duke pranuar dorëheqjet.

Konkretisht, në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë greke thuhet:

“Ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri, Janis Bratakos, i kanë dorëzuar dorëheqjet kryeministrit Kyriakos Mitsotakis pak kohë më parë. Kryeministri i falënderoi për bashkëpunimin dhe pranoi dorëheqjet e tyre”.

Sipas CNN, ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën e socialistëve.

Dy zyrtarët e lartë që dhanë dorëheqjen thuhet se kanë marrë pjesë në banketin e festës së manjatit grek Evangjelos Marinakis, nën pronësinë e të cilit është edhe gazeta To Vima.

Kujtojmë se kjo gazetë publikoi artikullin që zbuloi se është redaktuar dhe shpërndarë e cunguar biseda e përgjegjësit të stacionit me një prej makinistëve të trenit që u përplas në aksidentin tragjik të Tembit ku humbën jetën 57 vetë.

Artikulli ka sjellë reagimin e Pasokut që ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë me akuzën e manipulimit të provave të aksidentit. Diskutimi në parlament vazhdon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DOJA TË DILJA POR..."/ Rike Roçi nxjerr zbuluar produksionin e Big Brother, tregon ç’bëhet pas kamerave
Previous article DETAJET/ Arrestimi i ish-zyrtarëve të bashkisë Tiranë, si i dhanë tendera kompanisë së tyre Molla dhe Qato

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT