• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DINAMIKA/ 3 autorët e maskuar hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të Gentjan Bejtjas, njëri priste në makinë, ja lëvizja e tyre
Home
Breaking News

ZBARDHET DINAMIKA/ 3 autorët e maskuar hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të Gentjan Bejtjas, njëri priste në makinë, ja lëvizja e tyre

16 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje nga atentati ndaj Gentjan Bejtjas. Autorët që dyshohet se kanë qenë 4 persona janë afruar me automjetin tip ‘Land Rover’ fuoristradë nga zona e Fushë-Krujës në drejtim të Larushkës. Ata janë futur rreth orës 16:20 minuta në rrugicën ku ndodhej vila e Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, e cila ishte e rrethuar e gjitha me mure. Autorët e kanë afruar makinën deri afër portës kryesore të banesës ndërsa më pas dyshohet se kanë zbritur 3 nga autorët të cilët kanë qenë të maskuar dhe me veshje të zeza me 3 kallashnikovë më duar. Ndërsa një nga autorët dyshohet se i ka pritur në makinë për t’u larguar.

Porta e madhe e vilës së Gentian Bejtjas ka qenë e hapur dhe autorët kanë mundur të futen direkt brenda oborrit. Gentjan Bejtja ka qenë vetëm disa metra larg nga oborri pasi po merrej me disa punë mbrapa vilës së tij. Aty autorët e kanë qëlluar me breshëri automatikut duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi, që sipas të dhënave paraprake janë qëlluar nga 3 kallashnikovë. Autorët më pas kanë hipur në makinën tip “Land Rover” ngjyrë e bardhë dhe kanë dalë në rrugën kryesore që lidh Fushë Krujën me Kamzën.

Ata kanë marrë drejtimin për nga fshati Hasan në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës vetëm disa kilometra larg vendit të ngjarjes ku edhe kanë djegur makinën. Sipas hetuesve dyshohet se aty janë pritur nga një tjetër automjet që i ka larguar nga vendi ku i kanë vendosur flakën automjetit te dyshuar se u përdor në krim. Policia ka sekuestruar disa kamera të bizneseve të aksit rrugor ku dyshohet se ka kaluar makina e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKSTRADUA NGA LONDRA NË FRANCË/ Dënohet për drogë shqiptari. Lidhja me Shkodrën
Previous article LUFTA/ Zelensky zotohet se do t’i kundërpërgjigjet Rusisë për vrasjen e 20 njerëzve në Odesa

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT