• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTOI ATENTATIT NË SHKODËR/ Zbardhet dëshmia e Gent Larushkut: S’arrita ta njoh autorin! S’kam konflikte…
Home
Aktualitet
Kronikë

I SHPËTOI ATENTATIT NË SHKODËR/ Zbardhet dëshmia e Gent Larushkut: S’arrita ta njoh autorin! S’kam konflikte…

15 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gent Larushku, 35-vjeçari i cili i ka shpëtuar mrekullish një atentati pasditen e sotme (15 mars) në Shkodër, ka dëshmuar në polici versionin e tij lidhur me ngjarjen.

Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij.

35-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka arritur ta identifikojë autorin për shkak të errësirës, ndërsa thekson se nuk ka konflikte me askënd.

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori”, deklaroi Larushku i cili është shoqëruar në komisariat për sqarime të mëtejshme.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:35 në zonën e Vinotekës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

I riu arriti që t’i shpëtojë plumbave ndërsa dyshohet se automjeti i tij është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme.

Policia ka sekuestruar në vednngjarje dy gëzhojat e plumbave të pistoletës në cilësinë e provës materiale dhe automjetin me të cilin po lëvizte Larushku për hetime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes ku u qëllua me armë nuk ka kamera sigurie ndaj edhe mbetet e vështirë për momentin identifikimi i autorit të dyshuar.

Ndërkohë banorët që kanë shtëpitë shumë afër vendit të ngjarjes deklaruan se kanë dëgjuar të shtënat.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TË BËJMË SHUMË MË SHUMË"/ Rama takim me strukturat e PS në Vlorë: Duhet të marrim mbrapsht rritje ekonomike më të madhe
Previous article POLICIA ZBARKON NË SAUK/ Në ndjekje të Eljon Hatos, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

s.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT