• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Milan Radoiçiç pronar i një kompleksi në Beograd, ka fqinje kryeministren serbe Brnabiç
Home
Rajon

SKANDALI/ Milan Radoiçiç pronar i një kompleksi në Beograd, ka fqinje kryeministren serbe Brnabiç

14 March, 2024 s.autor Rajon

Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe partner biznesi i Zvonko Veselinoviç, u detyrua të linte vilën e tij në liqenin e Gazivodës për shkak të urdhër-arresteve të lëshuara për të, kështu që ai regjistroi vendbanimin e tij në një ndërtesë luksoze pranë stadiumit të Crvena Zvezdas.

Mirëpo, “Nova” zbulon se Radoiçiç së bashku me bashkëshorten e tij Emën, është pronar i një kompleksi në Dedinje, në të cilin ndodhen dy objekte, si dhe një pemishte.

Publiku i gjerë as nuk e dinte se në çfarë lloj luksi ka jetuar Milan Radoiçiç vite më parë deri në konfliktin e armatosur në Banjskë, ku humbën jetën katër persona. Radoiçiç mori përgjegjësinë për atë ngjarje, pas së cilës policia e Kosovës publikoi pamjet e vilës së tij madhështore në liqenin e Gazivodës.

Ish-nënkryetari i SL-së, biznesmen, tani shëtit lirshëm në Beograd dhe Kopaonik, pavarësisht përgjegjësisë së dukshme për rastin “Banjska”, por edhe dyshimeve për përfshirje në të tjera krime të rënda.

Radoiçiç së fundmi ka regjistruar vendbanimin e tij në Ulica Rajka Mitica, në një ndërtesë luksoze me disa apartamente, por nuk është pronar i asnjërës prej tyre.

Radoicic2
Mirëpo, siç shihet në kadastrën e patundshmërive, ai zotëron një kompleks në Dedinje, në rrugën Kneza Aleksandra Karagjorgjevića, në të cilin ka një sërë vilash luksoze. Në njërën prej tyre (në pronësi të shtetit) jeton edhe kryeministrja Ana Brnabiç.Duke gjykuar nga të dhënat e kadastrës, në “pasurinë” e Radoiçiqit gjenden dy objekte. Siç thuhet, njëra ka një sipërfaqe prej 180 metrash katrorë, ndërsa tjetra 95 metra katrorë.

Po ashtu, në atë zonë ndodhet një pemishte e klasit të parë, sipërfaqja e së cilës është më shumë se 3000 metra katrorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NAIMI MË KËRKOI PARA"/ Detaje të reja për vrasjen e Liridonës nga bashkëshorti, dëshmia e efektivit amerikan: Ishte shumë i shqetësuar
Previous article E RËNDË NË PËRMET/ Po ngiste motoçikletën pa leje drejtimi, 16-vjeçari bie nga ura 5 metra e lartë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT