• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI/ Kujtimet më të hershme ndoshta janë ende të ruajtura në trurin tonë
Home
Shëndet

STUDIMI I RI/ Kujtimet më të hershme ndoshta janë ende të ruajtura në trurin tonë

12 March, 2024 s.autor Shëndet

Sipas shkencëtarëve kujtimet më të hershme ndoshta janë ende të ruajtura në trurin tonë. Ne mund të mos i mbajmë mend ato, por hulumtimet mbi minjtë tregojnë se truri ynë ende i ruan këto kujtime. Një studim i ri ka zbuluar një rol befasues që luan sistemi imunitar i nënës në rregullimin e qasjes në kujtimet e momenteve më të hershme të jetës, të njohura si amnezia infantile.

“Amnezia infantile është ndoshta forma më e përhapur por e nënvlerësuar e humbjes së kujtesës te njerëzit dhe gjitarët”-thotë neuroshkencëtari Tomas Rajan.

Megjithë rëndësinë e saj të madhe, dihet pak për kushtet biologjike që qëndrojnë në themel të kësaj amnezie dhe ndikimin e saj në qelizat që kodojnë çdo memorie. Si shoqëri, ne supozojmë se të harruarit që nga fëmijëria është një fakt i pashmangshëm i jetës, kështu që i kushtojmë pak vëmendje

Autobiografia jonë mendore zakonisht fillon diku midis moshës dy dhe tre vjeç, por nuk është se truri ynë nuk është i aftë të perceptojë botën para asaj moshe. Studimet me minj tregojnë gjithashtu se truri ynë është plotësisht i aftë të formojë kujtime, duke i ruajtur ato në një lloj biblioteke neurologjike në formën e strukturave të quajtura engrame.

Amnezia infantile te minjtë parandalohet nga përdorimi i barnave të caktuara të drejtuara ndaj neurotransmetuesve të caktuar, si dhe nga përdorimi i kortikosteroideve. Duke përdorur minj të rinj dhe të rritur të trajnuar për t’u frikësuar nga goditja elektrike, studiuesit krahasuan minjtë e lindur nga nënat të cilat treguan një përgjigje imune gjatë mesit të shtatzënisë.

Pasardhësit meshkuj të këtyre nënave jo vetëm që treguan shenja të mangësive në sjelljen sociale, të ngjashme me ato të individëve me çrregullim të spektrit të autizmit, por gjithashtu treguan prova të kujtimit të ngjarjeve të frikshme për shumë më gjatë se motrat e tyre dhe minjtë e grupit kontrollues. Një pjesë kyçe e procesit është një faktor i vogël imunitar proteinik i quajtur citokina IL-17a. Minjtë meshkuj të lindur nga nëna, tek të cilët kjo proteinë ishte hequr, përjetuan ende amnezi infantile kur të njëjtat përgjigje imune u stimuluan gjatë shtatzënisë. /TAR/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THA SE NUK KA BËRË DASMË/ Dalin fotot e Ilnisës me bashkëshortin dhe vajzën
Previous article "21 JANARI" DO TË HETOHET NGA SPAK/ Rama: Riktheu shpresën për drejtësi! Mos e humbisni besimin tek forca jonë

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT