– Policia në Gjirokastër njofton se ka arrestuar një të mitur, që gjatë ditës së djeshme ka plagosur një 15-vjeçar.
Efektivët bëjnë me dije se veprimet proceduriale janë kryer në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
Njoftimi i policisë:
Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.


