• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKSTRADUA NGA SHBA/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Leonard Mnelën: U shpall i vdekur me dokumente nga Venezuela
Home
Aktualitet
Kronikë

U EKSTRADUA NGA SHBA/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Leonard Mnelën: U shpall i vdekur me dokumente nga Venezuela

4 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një histori e pazakontë është zbuluar dje. Leonard Mnela i arrestuar në SHBA me qëllim deportimin në Shqipëri dhe që ishte person i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri por dhe në Itali kishte marrë një vendim nga gjykatat shqiptare të cilin e bënin të vdekur.

Report Tv ka siguruar vendimin e datës 16 qershor 2011 të marrë në Gjykatën e Durrësit nga Ndue Gjura, atëherë gjyqtar i kësaj gjykate por që ka ndërruar jetë disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë

Çështja është regjistruar më 15 dhjetor 2010 në këtë gjykatë dhe ka nisur përmes të ëmës, Gjelinë Kaçaj, e përfaqësuar nga av. Nasibi Gaxholli, Dhoma e Avokatëve Durrës, me prokurë të posaçme datë 20.07.2010. Palë ka qenë dhe zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës e përfaqësuar nga përgjegjësi i zyrës, z. Shpend Hoxha.

“Objekti i shqyrtimit ishte deklarimi i faktit të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i dtl. 14.03.1969, lindur në Shkodër, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, i cili ka ndëruar jetë më datën 03.01.2003 në orën 11.05, në Republikën Bolivariane të Venezuelës, shteti Miranda, Bashkia Suckre, Kisha Famullitare Petare, si dhe regjistrimin në çertefikatën e vdekjes pranë zyrës së gjendjes cvile të Rajonit nr. 2, Bashkia Durrës.”

Më 16 qershor 2011 gjyqtari ka deklaruar faktin juridik të vdekjes së Leonard Mnelës në banesën e tij në Venezuelë për shkka të kardiopatisë ishemike.

Vendimi

“Deklarimin e faktit juridik të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i datëlindjes 1969, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, lindur në Shkodër, beqar, vdekur më datë 2003, në banesën e tij, në Bashkinë Sucre, shteti Miranda, Republika ariana e Venezuelës, ku shkaku i vdekjes ka qenë: kardiopati ishemike”.

Kush është Ndue Gjura?

Ndue Gjura nuk i është nënshtruar vettingut, pasi është larguar nga sistemi me dorëheqje. KPK vendosi më 18 qershor 2020 ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin pikërisht për këtë fakt. Po kështu vendosi ndalimin e Gjurës që të emërohej në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Ai ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit por kjo e fundit e rrëzoi ankimimin. Gjyqtari Gjura ndërroi jetë disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

E kaluara e Leonard Mneles

Arrestimi i Leonard Mnela u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpunim me 2 agjenci amerikane. Leonard Mnela do t’u nënshtrohet hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë. Leonard Mnela alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela rezultonte dhe i dënuar me 25 vite burg në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRONI BAYRAKTAR NË SHQIPËRI/ Çfarë nuk dimë për mjetin luftarak pa pilot
Previous article SARA SHPËRTHEN NË LOT PAS ZARFIT TË ZI/ Mbylli Françeskën në banjë, degradoi situata në ofendime të rënda

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT