• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ NË SHBA/ Stuhia e dëborës mbyll rrugët kryesore në Kaliforni dhe Nevada, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ NË SHBA/ Stuhia e dëborës mbyll rrugët kryesore në Kaliforni dhe Nevada, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike

3 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një stuhi masive ka goditur disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stuhia e dëborës ka mbyllur rrugët kryesore, vendpushimet e skive dhe ka lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Një hartë e ndërprerjeve të energjisë tregon më shumë se 33,000 njerëz në Nevada dhe gati 24,000 në Kaliforni pa energji elektrike. Stuhia ishte më e fortë në rajonin malor të Sierra Nevada, ku erërat raportohet se arritën shpejtësinë 305 km/h (190 mph). Në majat më të larta pritej deri në 3 metra borë, tha të shtunën një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, çfarë mund të krijojë “shqetësim kërcënues për jetën” për njerëzit që jetojnë pranë liqenit Tahoe. Njerëzit janë paralajmëruar për një “rrezik të lartë deri në ekstrem orteku” atje. Një shtrirje prej 121 km e autostradës ndërshtetërore u mbyll të shtunën. Zyra e Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, afër kufirit shtetëror me Nevadën, tha në X (ish-Twitter) se “personeli i urgjencës dhe karoatrecët e kishin të vështirë të arrinin tek shoferët për shkak të kushteve të stuhisë”.Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë aty ku janë gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se mund të marrë kohë të konsiderueshme për të shpëtuar udhëtarët nëse ngecin në dëborë. Disa pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të përjetojnë mot ekstrem. Zjarret të shumtë kanë shpërthyer në Teksas, ku zjarrfikësit po përpiqen të frenojnë flakët masive mes kushteve të vështira atmosferike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ Dy vëllezër rrahin fqinjin pas konflikteve për një pronë, 1 i arrestuar dhe 1 nën hetim
Previous article I VURI TRITOL BANESËS SË ILIR KOÇILJAS/ Identifikohet autori në Durrës. Iku nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT