Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e Pëllumb Metës, i cili u vra dy javë më parë nga 3 fëmiëjt e tij.
Sipas policisë, 50-vjeçarja nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të zhvilluar sot, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm, mes vëllezërve të viktimës dhe kunatës së tyre. Ajo është shoqëruar nga efektivët deri tek familja e babait të saj, në Laç.
“Policia e Durrësit merr në mbrojtje bashkëshorten e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta, që u vra nga djali 25-vjeçar. Blerina Meta nuk është lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj. Kjo për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre. Ajo u shoqërua nga Policia e Durrësit deri në familjen e babait të saj në Laç.”- thuhet në njoftimin e uniformave blu.


