• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Me 200 mijë lekë të vjetra, patenta vjen vetë tek ty”
Home
Aktualitet

“Me 200 mijë lekë të vjetra, patenta vjen vetë tek ty”

31 October, 2017 k.autor Aktualitet

Kamera e fshehtë e “STOP” tregon sesi merret me para në dorë raporti mjekësor, që provon aftësinë e shqisave, syve e veshëve, për të marrë një patentë për drejtim automjeti.

Një qytetare drejtohet në poliklinikën e Vorës dhe pasi paguan pajiset me raport, edhe pse nuk kryen asnjë vizitë, madje nuk ka asnjë autorizim nga mjeku i familjes. Pas saj, një tjetër qytetar kryen të njëjtën procedurë, duke paguar 50 mijë lekë të vjetra, nga 40 mijë, që kushtojnë vizitat normalisht.

 

 

E pas sigurimit të raportit, “STOP” testoi edhe sistemin e marrjes së patentës.

Me 200 mijë lekë të vjetra, nuk ke nevojë të hysh në praktikë dhe patenta vjen vetë tek qytetari, pasi siç thotë instruktori i “Berti-al”: Po nuk eci goja, do eci leku.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP”, fillimisht ka shkuar te poliklinika e Vorës. Qytetarja i tregon kryeinfermieres që ishte e interesuar për patentë. Pavarësisht se nuk ishte e lagjes, kryeinfermierja e “rregullon” këtë punë, përkundrejt një pagese prej 40 mijë lekësh.

Kryeinfermierja: Për patentë?

Qytetarja: Po.

Kryeinfermierja: Ku banoni?

Qytetarja: Këtu afër komunës, jam më qera, sa kam ardhur.

Kryeinfermierja: Kë ke mjek familje?

Qytetarja: S’e di. S’jam regjistruar asnjëherë.

Kryeinfermierja: Se si rregull, ty moj zemër, të bie të shkosh në… tek mjeku i familjes.

Qytetarja: E di.

Kryeinfermierja: Një herë këto që vijnë kështu.

Qytetarja: Po t’i lë njëherë këto ty, të të lë edhe një numër telefoni dhe po munde mirë, po s’munde…

Kryeinfermierja: Dy foto më duhen. E di ti që është me pagesë kjo.

Qytetarja: Po po! Nuk prish punë.

Kryeinfermierja: Edhe për sytë, edhe për veshët.

Qytetarja: Po e di që s’jam e lagjes. Nuk prish punë, vetëm të më ndihmosh, që të mbaroj punë dhe të çoj letrat, të regjistrohem.

Qytetarja: Po sa shkojnë, që ta di?

Kryeinfermierja: Tani, formulari bën 10 mijë lekë. E ke informacionin, ke dhe vizitat e syve ke dhe të veshëve, që i ke dhe ato më pagesë. I ke nga pesëmbëdhjetë mijë lekë.

Kryeinfermierja: Do shkosh vetë në Tiranë?

Qytetarja: Jo, jo! Nuk kam kohë.

Kryeinfermierja: Mirë. Mos shko fare ti te mjeku se ta çoj unë. Lëre! Mos ashtu se ta çoj unë.

Kryeinfermierja: Mos fol me njeri! Vetëm me mua!

Qytetarja: Jo, jo!

Kryeinfermierja ia siguron raportin qytetares.

Por pas shumë denoncimeve në redaksinë e emisionit “STOP”, se kryeinfermierja siguronte vazhdimisht raporte në këtë mënyrë u dërgua edhe një herë tjetër një kamerë e fshehtë për të kuptuar nëse ajo do të vepronte po njësoj.

Qytetari pyet një punonjës të poliklinikës se ku mund ta gjente një të tillë. Ai e drejton për te kryeinfermierja.

Qytetari: Më duhet një raport për patentë, mjeko-ligjor.

Kryeinfermierja: Më jep kartën e identitetit!

Kryeinfermierja e siguron qytetarin se do ta rregullojë, pavarësisht se ai nuk ka letër nga mjeku i familjes.

Kryeinfermierja: Dy foto… dhe ne mbase nuk njihemi…aaa…?

Qytetari: Më duhet raporti. Kaq!

Kryeinfermierja: Vetëm kaq!

Qytetari: Ta bëj dhe pagesën e kësaj?

Kryeinfermierja: Po bëje dhe pagesën. Dhe nesër në mëngjes shihemi! Përveçse me mua nuk do flasësh me njeri!

Kryeinfermierja tregohet e gatshme për të rregulluar raportin për qytetarin.

Kryeinfermierja: Vetëm se unë të shoh si çun i omël, çun i mirë dhe pa fjalë dhe me të mbaru punë.

Të dy kamerat e fshehta e vërtetuan se kryeinfermierja në poliklinikën e Vorës jepte në mënyrë të vazhdueshme raporte për patentë.

Pas sigurimit të patentave kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shkoi për të testuar sistemin e marrjes se patentave.

Instruktori i provimit të praktikës tregon që personi që po testohet në makinë ka paguar për të marrë provimin e teorisë.

Instruktori: 200 mijë (të vjetra) ka dhënë xxx për teorinë!

Qytetarja: 200?

Instruktori: Po!

Qytetarja: Po kjo s’bëri asgjë?

Instruktori: Atje hy si zotni masanaj, me kollare. Bëhen më përpara ato. Çohen me emra ato, tak-tak.

Instruktori merr përsipër që me 100 mijë lekë të vjetra merret provimi.

Instruktori: Po nuk eci goja, do eci leku.

Qytetarja: T’i kam bo 50-çe, se kështu mi nxorri banka.

Instruktori: Jo, rrofsh.

Instruktori i “Berti-al” siguron që praktika do merret pa u futur në provim. Sipas tij nuk ka kuptim të futesh në provim kur ke paguar para./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United në avantazh, Benfica i 'dhuron' një autogol (VIDEO)
Previous article E PLOTE/ Debati brenda PD - Deputetët: Jo analizë nga ata që punuan kundër PD

k.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT