• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndërron jetë drejtuesja e Dhomës Ekonomike të Gruas: Dy muaj më parë humbi fëmijën në muajin e 7-të të shtatëzanisë
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndërron jetë drejtuesja e Dhomës Ekonomike të Gruas: Dy muaj më parë humbi fëmijën në muajin e 7-të të shtatëzanisë

19 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka ndërruar jetë në moshën 32 vjeçare, Drejtuesja e dhomës ekonomike të gruas Klodiana Ajazi, pas disa javësh në terapi intensive. Ajazi humbi fëmijën e saj në muajin e shtatë të shtatëzanisë dy muaj më parë dhe për shkak të një komplikacioni të vështirë u trajtua në gjendje kritike për jetën në Stamboll.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore.
Klodi ka dhënë një kontribut vullnetar kyc në ngritjen e fuqizimin e Dhomës Ekonomike të Gruas. Krahas punës për të rritur sipërmarrjen e saj, ajo kontribuoi për të fuqizuar, ndërlidhur, e mbështetur qindra gra sipërmarrëse në vend.
Prej sot ne kemi humbur një vajzë të shkëlqyer, roli model, por do të ruajmë me forcë cdo vlerë që Klodi krijoi në këtë kohë të shkurtër, por intensive dhe të cojmë përpara misionin e saj për fuqizimin ekonomik të gruas. Jemi pranë nënës, babait, vëllezërve dhe bashkëshortit të saj në këto momente të vështira”, njofton Dhoma Ekonomike e Gruas.

Trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm për këtë arsye u hap edhe një ‘GoFundMe’, për të dhuruar, ku u mblodhën afro 120 mijë euro por Klodiana nuk ja doli dhe ndërroi jetë më 17 shkurt 2024 ndërsa dje u përcoll për në banesën e fundit.

Klodiana Ajazi, ishte një prej anëtarëve të Dhomës dhe mbështetëse e fortë e fuqizimit të grave sipërmarrëse dhe të ideve novatore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITË ZYRTARE/ Rama nesër në Turqi, takohet me Erdogan
Previous article EMRI DHE FOTO/ Trafikoi 100 kg kokainë nga Amerika Latine, ekstradohet në Itali shqiptari

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT