Turqia ka miratuar ekstradimin në Shqiperi të Dritan Rexhepit. Pritet gjatë kësaj javë miratimi nga ministri turk i Drejtësisë.
Ky fakt u pohua në Gjykatën e Posacme nga avokatja e Rexhepit, e cila ne seancën për paraqitjen e provave ku Eexhepi është i pandehur per rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Kush është Dritan Rexhepi?
E nisi rrugën e kriminalitetit me armë, herë duke grabitur e herë duke vrarë, ndërsa 10 vitet e fundit ka bindje të plotë se Dritan Rexhepi ndryshoi kurs duke u kthyer një trafikant droge. Por përherë i privilegjuar nga drejtësia pas vrasjes së dy policëve, emri i tij shfaqet sërish në kartotekat e policisë sipas burimeve të gazetës “Si” në vitin 2002, kur Dritan Rexhepi qëllon me armë zjarri në një lagje të qytetit të Vlorës dy persona. Skena ishte e tillë tregon një burim policor i gazetës, teksa Rexhepi po kalonte në rrugë, një shoku i tij po grindej me një shtetas, atëherë Rexhepi zbriti nga makina dhe pasi e pyeti viktimën pse grindesh me shokun tim e qëllon. Shënjestra u plagos rëndë dhe më pas kjo vepër u klasifikua vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa të njëjtin episod i akuzuari e përsëriti sërish në qytet. Gjatë një hetimi për zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve prokuroria urdhëroi arrestimin e Rexhepit, por nga 17 vite burgim që kërkoi prokurori i çështjes, për ironi Gjykata e Vlorës e shpalli fajtor për plagosje dhe e dënoi me vetëm dy vite burgim.


