Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Altin Çokun për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes ndaj 27 vjeçares Sibela Abedini pak ditë më parë në Kamëz.
Seanca po mbahet në Gjykatën e Tiranës.
Në seancë Çoku ka deklaruar: “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”
39 vjeçari ka edhe precedentë të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.


