Arrat përmbajnë yndyra të shëndetshme dhe sjellin përfitime të papara në shëndetin e përgjithshëm. Rekomandohet që t’i bëni pjesë të dietës tuaj ditore dhe pse jo, të konsumoni të paktën 3-5 arra në ditë.
Ato përmbajnë minerale dhe vitamina, yndyrna omega 3, fenolet dhe antioksidantë.
Çfarë ndodh me trupin nëse hani 5 arra në ditë? 28 gramë arra në ditë sjell përfitime të tilla si:
Më pak stres,
Shëndetin e zemrës- arrat kanë antioksidantë dhe luftojnë radikalët e lirë, kështu që mbajnë zemrën e shëndetshme.
Shëndeti i trurit – për shkak të omega 3 që përmbajnë ruajnë funksionet e trurit si dhe parandalon sëmundjet e lidhura me të si: Alzheimer, kujtesën etj.
Më pak kolesterol.
Humbja e peshës – ato kanë yndyrna të shëndetshme dhe ndihmojnë për të mbajtur në kontroll peshën.
Thonj, flokë dhe lëkurë më të shëndetshme – yndyrat omega 3 janë të mira për indet e lëkurës, thonjtë dhe flokët.
Arrat janë tepër të shëndetshme, por përmbajnë shumë kalori, kështu që nuk duhet ta tejkaloni me konsumin e tyre! shije.al/


