Teksa pritet që të nisë seanca parlamentare e parshikuar për t’u mbajtur sot, deputetët e “Rithemelimit” janë paraqitur më herët në Kuvend.
Gazment Bardhi dhe grupi i tij, së bashku me deputetët mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha synojnë që dhe sot, si në seancat e mëparshme, të bllokojnë punimet e Kuvendit.
Kaosi ka nisur që jashtë, pasi Flamur Noka ka hedhur miell ndaj punonjësve të Gardës së Republikës, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit për të mos lejuar deputetët e përjahstuar të hynin në Kuvend. Në seancën e sotme, pritet të votohet ligji për kthimin e basteve online.
Kujtojmë se 23 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Kuvendi, pas incidenteve të shkaktuara në seancat e mëparshme.
Deputetët e përjashtuar:
1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykhashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi


