Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit pasi janë kapur në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë.
Në pranga kanë rënë A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të cilët për mos u ndëshkuar me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit, u kanë ofruar para efektivëve.
Një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjëses së policisë 20 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.


