• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FIERI SI AMERIKA”/ Subashi: Synojmë të bëjmë një paketë të vetme turistike
Home
Politikë

“FIERI SI AMERIKA”/ Subashi: Synojmë të bëjmë një paketë të vetme turistike

5 February, 2024 s.autor Politikë

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka deklaruar se synimi i tij për 2024-ën dhe vitet e ardhshme, është hartimi i një pakete të vetme për turizmin. Në këtë kuadër, ai sqaroi se veç turizmi arkeologjik, fetar, kulturor, synohet edhe zhvillimi i turizmit bregdetar.

“Apolonia është nga destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. Duam që rreth Apolonisë të ndërtohet gjithë pjesa tjetër.

Kemi një vijë bregdetare prej 27 km. Për fat të mirë është e gjitha e virgjër, i ka shpëtuar çmendurisë së asaj që ka ndodhur në gjithë këto vite ne bregdetin shqiptar. Po punojmë që përmes një masterplani të bëjmë gjënë e duhur. Synojmë të bëjmë një paketë të vetme turistike, ku veç turizmi arkeologjik, fetar, kulturor, të zhvillojmë dhe turizmin bregdetar.

Fieri ka përparësitë e veta në zhvillimin ekonomik, por kur vjen pjesa të turizmi, ndoshta kemi çaluar pak dhe këtu duhet të bëjmë më shumë”, tha Subashi.

Duke u ndalur te zhvillimi që ka pësuar Fieri përgjatë viteve, kryebashkiaku deklaroi se ky qytet mund të jetë një Amerikë e vogël.

“Fieri është qyteti i ëndrrave, se po të shohësh zhvillimin që ka pësuar, në këtë sens Fieri mund të jetë një Amerikë e vogël.

Përbërja e popullsisë së Fierit është pothuajse si një Shqipëri e vogël. Këtu gjen të gjitha komunitetet dh kanë ardhur në Fier në periudha të ndryshme të historinë, janë integruar, janë përparuar. Kush vjen në Fier dhe e mbështet suksesin e vet te aftësitë dhe puna, normalisht Fieri mund t’i plotësojë ëndrrat që mund të ketë”, shtoi ai.

Sa i përket marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama, Subashi tha se janë korrekte.

“Kur ka ndonjë problem për të sqaruar merr, është komunikim shumë korrekt. Pyet, merr përgjigjet, diskutojmë. Jemi shumë OK.

Fakti që Fieri ka pasur goxha mbështetje dhe janë financuar të gjitha projektet e çuara është tregues shumë pozitiv”, tha Subashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR TË PS/ Çuçi: Të enjten votojmë marrëveshjen me Italinë për emigrantët! Pranojmë...
Previous article TRAGJIKE NË FUSHË-KRUJË/ Dyshohet se u përplas nga gjyshi, humb jetën fëmija 1 vjeç e gjysmë

s.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT