• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Manastirliu në Gjirokastër: Shërbimi shëndetësor afër vendbanimit, plotësojmë nevojat me mjekë
Home
Shqipëri

Manastirliu në Gjirokastër: Shërbimi shëndetësor afër vendbanimit, plotësojmë nevojat me mjekë

25 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku një ekip mjekësh nga spitalet universitare të Tiranës, po japin shërbime shëndetësore të specializuara, duke plotësuar kështu nevojat e pacientëve të këtij qarku, që deri dje, i drejtoheshin Tiranës për këto shërbime.
“Sistemi I patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve, me cilësi të lartë, por çka është po kaq e rëndësishme për vazhdimësinë dhe për të ardhmen është edhe rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu.

Mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” prof.asc. Eliona Demaliaj, dr. Fatjon Balla, dr. Ernald Zeqja, dr. Lorenc Buzo, dr. Spiro Damo kryen një ndërhyrje të komplikuar e cila nuk ishte kryer më parë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa realizuan edhe 15 vizita të grave shtatzëna dhe të fëmijëve të porsalindur dhe 20 ekografi gjinekologjike.

Një tjetër ekip që po ofron shërbim të vazhdueshëm në këtë spital është ai i spitalit universitar të Traumës, të cilët, nën drejtimin e prof.asc. Arben Zenelaj, realizuan ekografi të enëve të gjakut, të cilat nuk kryeshin më parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Gjatë kësaj vizite, prof. Myftar Barbullushi, si pjesë e mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që po angazhohen në këtë program të ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, garantoi ndërveprimin me spitalin rajonal të Gjirokastrës për të ngritur në të njëjtin standart me QSUT-në shërbimin e dializës edhe në Gjirokastër.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialem, znj. Manastirliu, së bashku me deputeten e qarkut Gjirokastër znj. Mirela Kumbaro dhe prefektin e Qarkut, z. Astrit Aliaj zhvilluan një takim me mjekët e spitalit të Gjirokastrës, të cilëve ju garantuan mbështetjen maksimale, jo vetëm përmes programit të patronazhit por edhe me fuqizimin e spitalit me aparatura biomjekësore, si mamografia e re, eko abdominale, defribilatorë, inkubatorë etj, të cilat do t’i shtohen flotës shumë të mirë të aparaturave të spitalit të Gjirokastrës, brenda 3-mujorit të parë të këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Heynckes do të largohet në fund të sezonit, zbuloni emrin surprizë për stolin e Bayern
Previous article Apolonia, skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT