• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PODCAST ME RAMËN/ Realizoi makinën e parë shqiptare me vlerë 1.7 mln euro, rrëfehet djali me rrënjë nga Mirdita
Home
Politikë

NË PODCAST ME RAMËN/ Realizoi makinën e parë shqiptare me vlerë 1.7 mln euro, rrëfehet djali me rrënjë nga Mirdita

3 February, 2024 s.autor Politikë

Illyrian Pure Sport” 1250 kg e rëndë, me motor 950kuaj fuqi dhe  375 km/orë, 45 gradë pistonat.  Mediat thonë se kjo makinë do  të një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo është makina e parë e prodhuar nga një shqiptar nga Prishtina por me rrënjë nga Mirdita, Qëndrim Thaçi. “Illyrian Pure Sport” u prezantua në fund të janarit ndërsa sot ka nisur prodhimi i saj.

I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç  tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës në Kosovë,  jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas në Torino gjeti dhe punoi fort për pasionin që i lindi kur ishte fëmijë. Atëherë kur rastësisht goditi me top Ferrarin 40 milionë euro të Enco Ferrarit. Atë ditë i tha babs: Unë do bëhem dizanj makinash? Ndërsa u përball me mosbesimin e të atit përballë ëndrrës së një fëmije.

“Ikëm në Itali për të shpëtuar jetën nga lufta. Prishtinë, Hungari, Slloveni, jetuam në kamp për 5 vite, më pas në Trieste (Itali) Babai im donte që unë të bëhesha doktor. Por unë e doja artin e muzikën, siluetën e makinës.

Një ditë kur isha fëmijë, po luaja godita me top një Ferrari mclaren, 40 milionë euro. Nuk e dija çfarë ishte. Enco Ferrati më tha: E di çfarë godite? Shko pak më prapa e shiko çfarë godite.  Pashë një siluetë fantastike Ferrari 250 .. u dashurova. Kur u ktheva ithashë babës do realizoj makina. Ec… ec..!

Aty nisi ideja. Atë makinë doja të ndërtoja. Kishte shkolla për dizanj për makinat por babai më tha jo se është humbje kohe. Në 2008 ikëm në Gjermani. U bëra dentist. Më pas i thashë babs do sheh të gjitha shtëpitë dhe u futa të realizoj makinën”

Si është e mundur një djalë që vinte nga një familje që s’kishte lidhje fare me makinat ta realizonte?

Kam fituar besimin duke mbyllur gojën, kam hapur veshët e sytë. Kam dëgjuar simfoninë e zanit, ngjyrën e zanit, gjuhën e trupit të njerëzve. Duke dëgjuar njerëzit me eksperiencë të ndryshme në kompani.  Kam punuar për disa kompani për makinat. Kam parë të gjitha analizat e makinave më të shpejta në botë, prekja defektet që bënin. Thoja do ndërtoj makinën sipas atyre skicave dhe të mos përsërisja gabimet që bëheshin dhe të nxjerr makinën perfekte. E  bëra vetë të gjithën.

Filozofia e tij e punës: Mos bëj gabimet e të tjerëve

Vizionin tënd nuk mund ta shohë askush. Lind. Kur vizatoj unë ndjej frymën e ajrit, modeloj makinën dhe ia kaloj inxhinierisë për të verifikuar se ku kam gabuar unë dhe mësoja nga gabimet. Kur vjen momenti që ti ke punë me  gabimet që kanë bërë të tjetër nuk ke pse ti bësh ti edhe një herë. 10 vjet vizatime. Të kuptosh gabimet e tjerëve nëse bën të njëjtin gabim humb kohë. Kjo makinë nuk ka defekte.

Si u kthye nga dizanj në makinë?

Fitova besimin e doktor Fabio Rauson i cili ka çertifikatën e prodhimit të makinave. Makina tashmë është në prodhim. Prodhohet në Torino por do të doja të prodhohej në dy shtetet tona

Çmimet kush ia vë makinat?

Unë

Ka interes për blerje?

Ka pasur shumë. Janë mbyllur kërkesat. Makina është e limituar, 27 copa në të gjithë botën. Vlerën ia kam caktuar unë edhe pse e di se nuk ka për të qëndruar aq ulët sa tani. Pasi të prodhohen 27 copë do bëhet një version tjetër. Duam që makina të jetë ekstremisht ekskluzive.

Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turn ë mbarë në mbarë botën ndërsa çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro, në bazë të specifikave.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 18-VJEÇARJA I DHA FUND JETËS/ Vjehrra shpërthen në lot: Kam lënë kokën për atë, e bullizonin në shkollë
Previous article "PIVA FOSTOKSINË'"/ Kushëriri i burrit zbulon mesazhin që i dërgoi e reja bashkëshortit para se të vriste veten

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT