Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, teksa një biznes ka rënë pre e hajdutëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një orëndreqës në bulevardin kryesor, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Sipas informacioneve paraprake, një grabitës ka hyrë në dyqan dhe ka marrë portofolin e shitëses dhe bizhuteri të ndryshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po bëjnë këqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorit.


