• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI/ 301 të arrestuar nga ‘Tempulli 2’, 11 grupe kriminale të goditura! ‘Tempulli 1‘ çoi në pranga 536 të tjerë
Home
Breaking News

BILANCI/ 301 të arrestuar nga ‘Tempulli 2’, 11 grupe kriminale të goditura! ‘Tempulli 1‘ çoi në pranga 536 të tjerë

3 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

– Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ e operacioneve të realizuara në gjithë vendin. Në deklaratën për shtyp, policia thotë se operacioni ‘Tempulli’ ka çuar në pranga të 563 prodhues/shpërndarës të narkotikëve, si dhe sekuestrimin e rreth 800 kilogramëve droga të ndryshme dhe 15 armëve të zjarrit.

Sa i takon fazës së dytë, pra “Tempulli 2”, deri më tani ka çuar përpara drejtësisë 301 shtetas, ka goditur 11 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe ka sekuestruar rreth 585 kilogramë droga të ndryshme (cannabis, kokainë dhe heroinë) dhe 12 armë zjarri.

Policia ka bërë bilancin edhe të operacioni ‘Sundimi i Ligjit’ për muajin janar.

u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;

-u sekuestruan 7 mina me telekomandë, gjatë operacioneve “Safe City”, “Neë Start” dhe “Brothers”, në Mirditë, Lezhë dhe Tiranë. Nëpërmjet këtyre operacioneve, Policia parandaloi ngjarje të rënda kriminale kundër personit. Ndërkaq, forca parandaluese e Policisë dhe reagimi i menjëhershëm për njoftimet e qytetarëve parandaluan dhe përshkallëzimin e 8 konflikteve, kryesisht: në familje, me mjete prerëse ose për motive pronësie.

-u sekuestruan 18 armë zjarri në të gjithë vendin dhe një arsenal në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”, i përbërë nga: mitraloz, bomba dore, radio, GPS dhe nga një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-u finalizuan operacionet “Taksisti”, në Korçë dhe “Çikago”, në Tiranë, të cilat goditën veprimtaritë kriminale të trafikimit të cannabisit dhe armëve të zjarrit, nga Shqipëria në RMV ose nga ShBA në Shqipëri. 13.2 kg cannabis, 1 kallashnikov dhe 8000 euro u sekuestruan nga të dyja operacionet;

-u zbardhën 83 ngjarje kriminale, konkretisht: ✔79 vjedhje, disa prej tyre me dhunë ose me thyerje, ✔vendosja e eksplozivit në një banesë dhe në një biznes në Dibër, si dhe ✔2 raste të djegies së automjeteve në Tiranë;

-u goditën 14 raste të kontrabandës me mallra si: fishekzjarre, puro, bizhuteri floriri, celularë, bagëti, veshje dhe produkte të tjera;

-u goditën 15 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht baste sportive, në lokale;

-u evidentuan dhe goditën 71 raste të krimeve mjedisore, si: ndërtime të paligjshme, shpërdorim të tokës dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

Ndërkohë, në Valbonë, mal të Korabit, Hot dhe në Kurbin iu dha ndihmë 7 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, të cilëve iu rrezikuan jetët nga bllokimi për shkaqe të ndryshme.

Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

Janë vënë në pranga 179 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 124 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 81 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Ndërkaq, Policia Kufitare ka goditur:

55 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;

6 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;

8 raste të kontrabandimit të mallrave;

5 raste të braktisjes së të miturve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË PËRBALTUR EMRI IM"/ Reagon Xhensila: Do mbani përgjegjësi
Previous article NDODH NË DURRËS/ Grabitet biznesi, hajdutët marrin edhe portofolin e shitëses

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra Aktualitet

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve Aktualitet

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve

ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi Aktualitet

ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT