• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RAMA S’MË LA TË SHKARKOHESHA, POR MË KËRCËNOI”/ Ankohet Ahmetaj: Tha për mua “të shkojë në të sëmës”
Home
Aktualitet
Kronikë

“RAMA S’MË LA TË SHKARKOHESHA, POR MË KËRCËNOI”/ Ankohet Ahmetaj: Tha për mua “të shkojë në të sëmës”

2 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arben Ahmetaj thotë se është kërcënuar në mbledhje Kryesie nga kryeministri Edi Rama:

“Rama nuk më la të shkarkohesha që ta bëja siç duhet largimin. Ai më ka kërcënuar në atë mbledhjen e famshme të kryesisë ku më larguan. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë që “unë largohem sepse kam dëmtuar unitetin e partisë”.

Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e kryesisë”. E mora vesh që atë ditë, por nuk reagova. Dhe bëra mirë që nuk reagova, le të bëjë batuta sa të dojë. Në vazhdim u mor vesh që nuk isha pjesë e dosjes së Elbasanit dhe të Fierit dhe pastaj u sajua historia e dhënies së dosjes. Jo po u dha tek Sofra e Ariut, jo po i humbi Ramës dhe ia dhanë Adriatik Doçit.

Menjëherë filloi Top Channel, TCH e filloi goditjen kur kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. E mbajti 3 muaj emrin tim. Korrupsioni im? Ku ishte korrupsioni im? 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës ai TV, apo luftën e Ukrainës, por e mbajti me mua. Sigurisht që TCH e kishte të frymëzuar politikisht sulmin ndaj meje. Frymëzohej nga Edi Rama. Nuk kam frikë ta them. Ka bërë takim “X”-i dhe kryeministri për këtë çështje.

U bë emision në TCH për Ditmir Bushatin. E kërkoi Rama. U bë për Niko Peleshin. E kërkoi Rama. U bë për Xhafën. E kërkoi Rama. Ramës ia dërgova dhe një haber. Ej mjaft. Nuk më do në parti, nuk më do në qeveri? OK. Mos u merr me mua.

Unë dola në “Opinion”. Një ish-miku im tha: “Ky Ahmetaj është budalla me shumë shkollë”. Nuk i bëra karshillëk kryeministrit.

Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTUGALI/ COVID-19 arrin bilancin më të lartë të vdekjeve në janar 2024
Previous article TRAGJEDIA NË KORÇË/ Nënë dhe bijë u gjetën të vdekura në banesë, çfarë deklaruan djali dhe fqinjët

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT