Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet. Raportohet se drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.
Nga ana tjetër, dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin. Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


