• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E REL: Xhaferi merr detyrën e kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut
Home
Rajon

ANALIZA E REL: Xhaferi merr detyrën e kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut

29 January, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të hënën, më 29 janar ka marrë zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski.

Qeveria teknike do të funksionojë për 100 ditë dhe do të ketë mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj.

Pas marrjes së detyrës së re, Xhaferi tha se do të bëjë gjithçka “për të punuar në të mirë të vendit dhe të qytetarëve”.

Ai tha se kabineti teknik do të vazhdojë punën për realizimin e programit të Qeverisë së deritanishme të Kovaçevskit.

“Nuk ka dyshim se detyrë parësore e kësaj Qeverie është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, demokratike në një procedurë të hapur dhe ligjore të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunim me Kuvendin. Qeveria do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore për të mundësuar standardet më të larta evropiane në fushatën elektorale dhe mbajtjen e tyre bazuar në vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Xhaferi në një paraqitje para mediave së bashku me ish-kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Xhaferi tha se prioritet i Qeverisë teknike do të jetë edhe “realizimi i politikave për zhvillim ekonomik, ruajtjen dhe avancimin e standardit të qytetarëve”, si dhe vazhdimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ruajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut me BE-në, me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara si qëllime strategjikeqë nga pavarësia e shtetit, mbeten prioritet parësor i kësaj Qeverie. Kjo edhe për faktin duke marrë parasysh zhvillimet gjeopolitike, pasi lëkundja apo mospasja e orientimit të qartë evropian mund të shfrytëzohet nga shtete të treta për të destabilizuar vendin përmes shtrirjes së ndikimit këtu dhe në rajon”, tha ai.

 Pjesë e Qeverisë teknike është edhe partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, e cila në kabinetin e Xhaferit do të drejtojë Ministrin e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe ka edhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta.

Pavarësisht se është pjesë e Qeverisë, VMRO DPMNE-ja të dielën, më 28 janar, nuk votoi për ekzekutivin teknik.

Kjo parti edhe të hënën doli me akuza për personalitetin e Xhaferit të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili e kishte nominuar për postin e kryeministrit.

Talat Xhaferi është sinonim i një politikani dhe një personi që nuk është i denjë të jetë në këtë vend. Ai është afërt me botën e krimit dhe një person që ka bërë shkelje të ligjeve dhe rregulloret mbi punën e Kuvendit deri sa ishte kryetar i Kuvendit”, u tha në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Kjo parti akuzoi edhe Lidhjen Social Demokrate (LSDM) “për dëmtimin e interesave maqedonase”.

“Besnikët e BDI-së dje [të dielën] e bënë popullin maqedonas qiraxhi në vendin e tyre dhe lejuan që një parti që nuk ishte fituese e zgjedhjeve të zgjedh kryeministër të vendit”, tha VMRO-ja.

Për zgjedhjen e ekzekutivit, votuan 65 deputetë, tre ishin kundër dhe nuk pati abstenim.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim mbështetësit e këtij subjekti, zgjedhja e Talat Xhaferit për drejtimin e Qeverisë teknike, “është arritja më e madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BURGOSI FAMILJEN DHE I RUANTE ME KAMERA/ Flet avokati i Jetnor Zhabolit: Nga eskpertiza doli që...
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN LEZHË-LAÇ/ Një person mbetet i bllokuar në makinën e shkatërruar

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT