• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA VAZHDON “TRADITËN”/ Mesazh simpatizantëve nga dritarja e banesës: Anëtarësimi në BE, i pamundur…
Home
Politikë

BERISHA VAZHDON “TRADITËN”/ Mesazh simpatizantëve nga dritarja e banesës: Anëtarësimi në BE, i pamundur…

22 January, 2024 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar komunikimin e tij të radhës me simpatizantët nga dritarja e banesës së tij, ku ai ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 dhjetorit.

Berisha është shprehur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është “fati më i bardhë i Shqipërisë”, por sipas tij kjo është bërë e pamundur nga Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, grupet kriminale të organizuara në drejtësi dhe institucione të tjera.

Ish-kryeministri theksoi se Shqipëria nga viti 2013, de facto ka ecur me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës.“Mirënjohjen time më të thellë, përshëndetjet më të përzemërta për ju, luftëtarët e lirisë, që po mbillni shpresë dhe besim te çdo shqiptar.
Protesta juaj, qëndrimi juaj ka një rëndësi vendimtare për fatin e këtij vendi.
Për secilin prej nesh, për secilin shqiptar, fati më i bardhë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është anëtarësimi në BE.
Por, siç e shihni, ky anëtarësim është bërë një horizont i pamundur nga Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, grupet kriminale të organizuara në drejtësi dhe institucione të tjera.
Kështu që Shqipëria miqtë e mi, nga viti 2013 gjer sot, de facto ka ecur jo me ritmet e breshkës, por me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës.
Në qoftë se ndalemi vetëm dy vitet e fundit, pas miratimit në parim të hapjes së negociatave, çfarë ndodhi? Duhet të hapeshin në fakt vetëm dy-tre muaj pas parimit.
Kanë kaluar 2-3 vjet. U tha në dhjetor, por në dhjetor erdhi lajmi tjetër se shtohen kushtet për Shqipërinë, para se të hapen negociatat.
Miqtë e mi, beteja për të çelur dyert e Europës është betejë e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë.
Kemi mbetur dhe rrimë jashtë jo se BE nuk ka bërë dhe nuk bën përpjekje të jashtëzakonshme, por në krye kemi një qeveri, një kryeministër që nuk ka asnjë interes kombëtar, asnjë interes shoqëror, asnjë interes evropian, por vetëm interesa të pasurimit të vet, interesa kriminale”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZËVËNDËSON BLENDI GONXHEN/ Ja kush emërohet në krye të DPSHTRR (EMRI)
Previous article ILIR YZEIRI/ Viktimizimi si formë e trishtuar e hakmarrjes

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT